• Tirane, kerkohet Menaxher Shitjesh

[FONT=&quot]Menaxher Shitjesh[/FONT][FONT=&quot] (M) me karakteristika si më poshtë:[/FONT]

1. Mosha 25 - 35 vjeç
2.Të ketë përfunduar studimet në degën "Administrim Biznesi"
3. Të zotërojë patentë të klasit B
4. Të ketë eksperiencë pune në këtë pozicion


Detyrat janë:

  • Të njohë teknikat bashkëkohore të shitjes dhe promocionit dhe të kontribuojë për hartimin e planit vjetor të tyre.
  • Të studiojë tregun dhe të identifikojë klientët potencialë, të komunikojë me ato nëpërmjet kontakteve të drejtëpërdrejta, e-mail, telefon, etj. dhe të ndërtojë një bazë të dhënash lidhur me to.
  • Të njohë dhe të mbikqyrë vazhdueshëm konkurrentët e tregut, avantazhet dhe disavantazhet e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë.
  • Të menaxojë procesin e shitjes së produkteve dhe shërbimeve, që nga dërgimi i ofertës, marrja e porosisë, nënshkrimi i kontratës, furnizimi i klientëve me produktet apo shërbimet e kërkuara, vlerësimi i kënaqësisë së klientëve, etj.
  • Të informojë vazhdueshëm Manaxherin e Departamentit, lidhur me problematikën e punës së përditëshme dhe përgatitjen e raporteve me shkrim mbi treguesit e realizimit të planit të shitjes dhe promocionit.
  • Të propozojë te Manaxheri i Departamentit, strategji, politika dhe veprime që reduktojnë disavantazhet dhe shtojnë avantazhet kundrejt konkurrentëve që mund të lidhen me cilësinë, cmimet, shtimin e produkteve apo shërbimeve të reja, etj.
  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me punonjësit e tjerë të Departamentit apo Kompanisë, si magazinierë, dizajner, financier, përgjegjës sektori, etj, për tu siguruar për realizimin në afat dhe me cilësi të porosive të klientëve dhe merr masa për zgjidhjen e cdo problemi që mund të cënojë përmbushjen e kënaqësisë së klientit.
  • Të menaxhojë aktivitetet dhe produktet e ndryshme promocionale, si pjesëmarrja në panaire, seminare, prezantime në ambjente të ndryshme, pasurimi i websitit, e-mail marketing, broshura, fletëpalosje, etj.
Të interesuarit të dërgojnë CV-të në adresën e e-mailit: info@ashp.al ose telefononi në Nr. Tel. +355 046 304 145, Cel: 0697320892 (orari 8:00-16:00).

JU MIRËPRESIM!
 


Apply WhatsApp
Back
Top