• Tirane, kerkohet Punonjës i Shërbimit për Klientët

Emërtimi: Punonjës i Shërbimit për Klientët, Departamenti i Dyqanit.

Përgjegjësia raportuese: Raporton tek Manaxheri i Departamentit të Dyqanit.

Roli / qëllimi i vendit të punës:

Kontakti i parë me klientët e Dyqanit, informimi sa më i plotë dhe profesional për produktet dhe shërbimet që ofrohen nga Departamenti i Dyqanit, marrja e porosive nga klientët dhe kordinimi me punonjësit e tjerë për realizimin në kohë dhe me cilësi i këtyre porosive.

Detyrat:

1. Pret klientët dhe dëgjon me vëmendje kërkesat e tyre, përgjigjet në kohë dhe në mënyrë profesionale të gjitha telefonatave dhe e-maileve të ardhura;
2. Prezanton në mënyrë profesionale të gjithë gamën e produkteve apo shërbimeve që ofron kompania dhe orienton klientin drejt zgjedhjes që mund të përmbush më mirë nevojat e klientit;
3. Merr prositë e klientëve, bashkëpunon me dizajnerin per realizimin e një dizajni sa më të përshtatshëm dhe pasi merr pëlqimin e klientit, përgatit preventivat dhe ofertat përkatese, të cilat i dërgon pasi merr miratimin e menaxherit te Departamentit të Dyqanit;
4. Qendron i azhornuar me çmimet e materialeve në treg dhe për hyrjen në treg të materialeve të reja, që mund të përdoren në procesin e prodhimit, për të dhënë përgjigje të shpejta të përafërta tek klientët;
5. Ndjek proceset e punës në mënyrë që të kontaktojë me klientët për përfundimin e porosisë.
6. Përgatit faturat për klientët, lëshon mandat arketimet, mandat pagesat, kuponin tatimor nga kasa fiskale, kryen rregjistrimet kontabel në rregjistrin e arkës, si edhe në programin kompjuterik përkatës, kryen mbylljen e përditshme të arkës dhe bën dorëzimin e arketimeve te Menaxheri i Departamentit etj;
7. Bashkëpunon me menaxherin e promocionit dhe të shitjeve për rregjistrimin e të gjitha shitjeve të realizuara prej tij, si edhe për kordinimin e punëve me sektorët e tjerë për realizimin në kohë dhe me cilësi të porosive të klientëve;
8. Përgatit raporte të shkruara lidhur me shitjet e realizuara, problemet e dala në marrëdhëniet me klientet, problemet në realizimin e porosive apo ecurine e punës, etj;
9. Ndihmon për realizimin e detyrave të tjera në Dyqanit, kryen punë jashtë orarit kur është e nevojshme dhe kërkohet nga drejtuesit e kompanisë, etj.
10. Kujdeset për mjetet dhe pajisjet e punës dhe mban pastër ambjentin e punës.

Përgjegjësitë

Është përgjegjës për:

1. Kryerjen me cilësi të komunikimit me klientët dhe informimin profesional të tyre
2. Dhënien e llogarisë në rast të largimit të klientëve për shkak të komunikimit jo profesional me ta.
3. Respektimin e rregullave për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë në punë
4. Respektimin e legjislacionit, akteve nënligjore, rregulloreve dhe procedurave të brendëshme të organizatës sipas proceseve të punës

Aftësitë kompiuterike:
E adaptuar në përdorimin e MS Office 2000 apo të mëvonshme kryesisht Excel, Word, Access dhe database të tjera në nivel bazë, programet e kontabilitetit, Internet dhe e-mail.

Aftësitë fizike:
E aftë të qendrojë në punë për një periudhë të zgjatur nëse është e nevojshme dhe aftësi për të punuar nën stres.

Kualifikimi:
1. Diplomë e shkollës së lartë, preferohet nga fusha e administrimit te biznesit, marketingut, finances, komunikimit, etj
2. Përvojë pune jo më e pakët se 1 vit në të njejtën fushë apo fusha të përafërta.
3. Njohuri dhe përvoja trainimi e kualifikimi në manaxhim, marketing, shitje, komunikim, dizajn, kontabilitet, etj.
4. Nohje e gjuhës angleze, gjuhet e tjera janë avantazh.

Të interesuarit të dërgojnë CV-të në adresën e e-mailit: info@ashp.al ose telefononi në Nr. Tel. +355 046 304 145, Cel: 0697320892 (orari 8:00-16:00).

JU MIRËPRESIM!
 


Apply WhatsApp
Back
Top