• Durres, ofroj vend pune RECEPSJONISTE

Kompania KAPPAOIL sh.a. është themeluar në vitin 1992 si kompania e parë vendase që operon në fushën e vajrave lubrifikantë, filtrave, graso, bateri, tapetë automjetesh dhe aksesorëve të ndryshëm.
Portofoli i produkteve përmban markat e saj të regjistruara siç janë: KAPPAOIL, REXOIL, EUROIL, KEDOIL, MITTOIL, FREEWING, MOTEX dhe perfaqesi të produkteve nderkombëtare të mirënjohura si: CASTROL, BP, ARAL, Filtra FILTRON etj.
Kompania operon prej 20 vitesh ne tregun vendas e ate nderkombetar duke patur ambicie inovative per performance te larte ne imazhin e saj dhe te produkteve qe tregton.
Për realizimin e objektivave të saj kryesor, shoqeria Kappa Oil kërkon të punësojë një person në pozicionin:

RECEPSION DHE PERPUNIM TE DHENASH
Roli dhe përgjegjësitë:
· Asiston departamentin e Shitjeve, perpunon te dhena te shitjes dhe paraqet ne menyre statistikore sipas kerkesave dhe afateve te percaktuara .
· U pergjigjet telefonatave dhe/ose transferon thirrjet ne menyre te sjellshme dhe ne kohe.
· Degjon dhe mban shenim me kujdes pyetjet dhe kerkesat e telefonatave.
· Perdor gjykimin dhe njohurite e organizimit, veprimeve dhe procedurave per t’ju pergjigjur ne menyren e duhur pyetjeve dhe kerkesave te telefonatave.
· Drejton thirrjet tek personeli i duhur per asistence.
· Planifikon takime dhe mbledhje logjistike per stafin (permbush te gjitha detyrat)
· Harton letra, memorandume, formulare dhe etiketa sipas formateve te caktuara dhe porosive. Dergon e-maile sipas detyrave, perzgjedh, peshon dhe adreson posten.
[FONT=&quot] [/FONT]
Kriteret e pozicionit të punës:
· Mosha: 22-35 vjeçe
· Të kenë mbaruar arsimin e lartë
· Njohuri shume te mira te paktes Microsoft Office
· Të zoteroje gjuhen angleze dhe italiane
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
· Te jete me banim ne DURRES


Kandidatet e interesuara mund të dërgojnë CV-në e tyre me foto në adresën e-mail: info@kappaoil.com.al brënda datës 15 Nentor 2012. Çdo aplikante duhet të specifikojë ne subjektin e mesazhit pozicionin për të cilin aplikon.
Theksojme se vetëm kandidatet e përzgjedhura nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top