• Tirane, ofroj vend pune MANAXHER MARKETINGU

Ne jemi një nga kompanitë kryesore të prodhimit të pijeve dhe shpërndarjes së tyre në Shqipëri. Ne jemi totalisht të përkushtuar tek tregu dhe në përmbushjen drejt maksimumit të shërbimeve ndaj klientit, në mënyrë që të arrijmë në zhvillimin e të dyja palëve. Për arsye se po zgjerojmë biznesin tonë, ne jemi në kërkim të njerzve ambiciozë, të talentuar dhe kreativë, që duan të punojnë në grup dhe janë të gatshëm për sfida dhe të devotshëm në punë për zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë dhe klientelës sonë, në pozicionet e mëposhtëme:

MANAXHER MARKETINGU:

Numri i vendeve të punës: 1

Përshkrimi i punës:
§ ZHVILLIMI I PIKAVE TË SHITJES (POS) DHE MATERIALEVE TË MARKETINGUT
§ VENDOSJA (SHPËRNDARJA) DHE MIRËMBAJTJA E MATERIALEVE TË MARKETINGUT
§ ZHVILLIMI I KANALEVE TË SHITJES (SHPËRNDARJES)
§ PËRGATITJA E RAPORTEVE
§ MANAXHIMI I MARKAVE
§ KONTROLLI I BUXHETIT TË MARKETINGUT
§ KONTROLLI I AGJENSIVE TË MARKETINGUT
§ ZHVILLIMI DHE KONTROLLI I AKTIVITETEVE PROMOCIONALE
§ KOORDINIMI I PROMOCIONEVE DHE PËRPJEKJEVE PËR REKLAMIMIN E PRODUKTEVE
§ ZHVILLIMI I DIZENJIMIT
§ TË PUNOJË NË ZHVILLIMIN E PROJEKTEVE SPECIALE
§ KONTAKTET ME FURNITORËT E MARKETINGUT DHE MATERIALEVE PËR PIKAT E SHITJES (POS)
§ FURNIZIMI ME MATERIALE MARKETINGU DHE PËR PIKAT E SHITJES

Përgjegjës për këtë pozicion pune është Drejtori Komercial.

Kushtet:
§ Arsim i Lartë
§ Të komunikojë rrjedhshëm anglisht
§ Njohuri kompiuteri në (Corel DrawGraphic Suit X3, Adobe Master Collection CS3, Microsoft Office, Internet Explorer)
§ Të ketë mbyllur detyrimet me shërbimin ushtarak
§ 3 (tre) vjet eksperiencë pune

Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në adresën elektronike të mëposhtëme:
[FONT=Times New Roman][SIZE=3][COLOR=#0000ff]teaco@atnet.com.al[/COLOR][/SIZE][/FONT]

Vetëm një listë e shkurtër me kandidatë të përzgjedhur do të telefonohen. Të gjitha të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet.
 


Apply
Back
Top