• Tirane, ofroj vend pune Arshiviste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Arshiviste. Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.


PERGJEGJESITE:

  • Identifikimi, ndarja dhe sistemimi i dokumentave të kompanisë sipas departamenteve dhe projekteve, sipas rëndësisë historike.
  • Bashkëpunim me departamentet dhe kantieret për tërheqjen dhe grumbullimin e dokumentave për arkivim.
  • Bashkëpunim me arkivën e kantiereve si dhe suport i herëpashershëm.
  • Vënia në dispozicion të punonjësve të departamenteve të ndryshme, të dokumentave për shfrytëzim, krijimi i referencave dhe këshillimi për aksesim sa më të shpejtë dhe korrekt të arkivës.
  • Bashkim dokumentash me praktikat e krijuara në fondet e departamenteve të ndryshme.
  • Protokollimi i të gjithë dokumentave hyrëse dhe dalëse sipas procedurës së protokollimit.
  • Inventarizimi i dokumentave të departamenteve të kompanisë (Burime Njerëzore, Financë, Teknikë sipas projekteve, Drejtoria, Prokurorime, Shitje dhe Marketing).
  • Përgatitja dhe shpërndarja e rregjistrave që përdor arkivi (në kompani dhe në kantiere).
  • Hartimi dhe implementimi i programeve të manaxhimit të të dhënave në arshivë si dhe formulimi i politikave për zhvillim të mëtejshëm të shërbimit të arkivës.
  • Krijimi i një arshive elektronike të kompanisë.
  • Suport për stafin në mënyrën e protokollimit dhe arshivimit të dokumentave.
  • Raporton pranë departamentit të Burimeve Njerëzore çdo muaj në lidhje me ecurinë e punës në arshivë.
KERKESAT:

  • jetë diplomuar në Fakultetin e Histori – Filologji.
  • Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Arkivistikë”.
  • Eksperiencë pune të ngjashme në arkivë.
  • Aftësi analitike, organizative, komunikuese.
  • Aftësi kompjuterike.
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
  • Aftësi për të punuar në skuadër.
  • Shkrim të mirë daktilografik.
  • Sistematike dhe e rregullt.
  • Të ketë njohuri mbi rregulloret e arshivimit.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 5 Shtator 2012.
 


Apply
Back
Top