• Tirane, kerkohet Menaxher shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Emërtimi: Manaxher Shitje dhe Promocioni në Departamentin e LED-it

Vendi i punës: Departamentin i LED-it F&M Reklama, Tiranë

Roli / qëllimi i vendit të punës:
Zgjerimi i tregut dhe manaxhimi i shitjeve dhe promocionit të produkteve dhe shërbimeve të realizuara nga F&M Reklama dhe në vecanti nga Departamenti i LED-it.

Funksionet:
Manaxhon tërë operacionet e shitjes dhe promocionit së produkteve dhe shërbimeve të LED-it.

Detyrat:
1.Njohja në mënyrë profesionale e produkteve dhe shërbimeve të realizuara nga F&M Reklama dhe në vecanti nga Departamenti i LED-it, si edhe njohja e teknikave bashkëkohore të shitjes dhe promocionit.

2.Kontribuon për hartimin e planit vjetor të shitjeve dhe promocionit të Departamentit të LED-it dhe kompanisë në tërësi. [FONT=&quot]

3. [/FONT][FONT=&quot]Studimi i tregut shqiptar dhe identifikimi i klientëve potencialë për blerjen e produkteve të LED-it, ndërtimi i një baze të dhënash për klientët potencialë dhe përditësimi i vazhdueshëm i saj.[/FONT]

[FONT=&quot]4. [/FONT][FONT=&quot]Komunikimi me klientët potencial, nëpërmjet kontakteve të drejtëpërdrejta, me e-mail, telefon, fax, etj, lidhur me prezantimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga Departamenti i LED-it, por edhe nga F&M Reklama.[/FONT]

[FONT=&quot]5. [/FONT][FONT=&quot]Njohja dhe mbikqyrja e vazhdueshme e konkurrentëve të tregut, avantazhet dhe disavantazhet e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, krahasuar me LED Shop dhe F&M Reklama.[/FONT]

[FONT=&quot]6. [/FONT][FONT=&quot]I propozon Manaxherit të Departamentit, strategji, politika dhe veprime që reduktojnë disavantazhet dhe shtojnë avantazhet e LED Shop kundrejt konkurrentëve që mund të lidhen me cilësinë, cmimet, shtimin e produkteve apo shërbimeve të reja, etj.[/FONT]

[FONT=&quot]7. [/FONT][FONT=&quot]Menaxhimi i procesit të shitjes së produkteve dhe shërbimeve të LED-it apo reklamave, që nga dërgimi i ofertës, marrja e porosisë, nënshkrimi i kontratës, furnizimi i klientëve me produktet apo shërbimet e kërkuara, vlerësimi i kënaqësisë së klientëve, etj. [/FONT]

[FONT=&quot]8. [/FONT][FONT=&quot]Informimi i vazhdueshëm i Manaxherit të Departamentit, lidhur me problematikën e punës së përditëshme dhe përgatitja e raporteve me shkrim mbi treguesit e realizimit të planit të shitjes dhe promocionit.[/FONT]

[FONT=&quot]9. [/FONT][FONT=&quot]Mban kontakte të vazhdueshme me punonjësit e tjerë të Departamentit apo Kompanisë, si magazinierë, dizajner, financier, përgjegjës sektori, etj, për tu siguruar për realizimin në afat dhe me cilësi të porosive të klientëve dhe merr masa për zgjidhjen e cdo problemi që mund të cënojë përmbushjen e kënaqësisë së klientit.[/FONT]

[FONT=&quot]10. [/FONT][FONT=&quot]I propozon Manaxherit të Departamentit oferta të ndryshme promocionale për rritjen e shitjeve dhe kujdeset për realizimin e planit te shitjeve.[/FONT]
[FONT=&quot]
[/FONT]
[FONT=&quot]11. [/FONT][FONT=&quot]Propozimi i mënyrave sa më bashkëkohore dhe profesionale, realizimi me cilësi të lartë i promocionit të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga Departamenti i LED-it dhe përmirësimi i imazhit të F&M Reklama.[/FONT]

[FONT=&quot]12. [/FONT][FONT=&quot]Manaxhimi i aktiviteteve dhe produkteve të ndryshme promocionale, si pjesëmarrja në panaire, seminare, prezantime në ambjente të ndryshme, pasurimi i ëebsitit, e-mail marketing, broshura, fletëpalosje, etj.[/FONT]

Aftësitë:


  • Aftësi shumë të mira komunikuese me gojë, shkrim dhe jo verbale, me qëllim ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve sa më të mira me klientët potencial dhe ato ekzistues.


  • Aftësi shumë të mira profesionale për të zhvilluar kërkime tregu me qëllim zgjerimin e tregut të kompanisë, por edhe për njohjen e konkurrentëve, si edhe për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.


  • Aftësi të mira teknike për njohjen e produkteve dhe shërbimeve që ofron kompania.


  • I aftë të shkruajë dokumenta të ndryshme, përfshirë korrespondencë biznesi, propozime, projekte, raporte informative, etj.


  • Inisiator, i orientuar nga rezultatet, me këndvështrim pozitiv dhe me fokus të qartë drejt cilësisë, përmirësimit të performancës dhe rritjes së përfitimeve të biznesit.


  • Aftësi krijuese dhe ide të reja për përmirësimin e proceseve të punës, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të kompanisë, krijimin e avantazheve konkurruese në treg, etj.


  • Atësi të mira nga fusha e marketingut dhe për të qëndruar i azhornuar me teknikat më të reja të promocionit të biznesit.


  • Aftësi konceptuale për njohjen dhe për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara.


  • I pjekur, i besueshëm i këndshëm dhe me qëndrim pozitiv në marrëdhëniet me drejtuesit, eprorët, kolegët, klientët, partnerët e ndryshëm të kompanisë, etj.


  • Fleksibël të udhëtojë dhe të punojë me orar të zgjatur kur e kërkon detyra.


  • I aftë për të punuar në grup dhe për të përballuar stresin.


Aftësitë kompiuterike:
I adaptuar në përdorimin e MS Office 2000 apo të mëvonshme kryesisht Excel, Word, Access dhe database të tjera në nivel bazë, Internet dhe e-mail.

Aftësitë fizike:
I aftë të qendrojë në punë për një periudhë të zgjatur nëse është e nevojshme.

Arsimi dhe Kualifikimi:


  • Diplomë bachelor, preferohen deget Administrim Biznesi, profili marketing, diploma master në Administrim Biznesi do të ishte avantazh.


  • Përvojë pune jo më e pakët se 2 vite në shitje dhe marketing.


  • Njohuri dhe përvoja trainimi e kualifikimi në manaxhim, marketing, shitje, komunikim, dizajn, etj.


  • Nohja e gjuhës angleze, gjuhet e tjera janë avantazh.


  • Patentë për drejtim automjeti.


Paga: Pagë bazë + Komision mbi shitjet 2-3 % mbi realizimin e xhiros


Kushtet e punë

1. Do të kete ne dispozicion automjet për levizje
(ne rastet kur nevojitet)
2. Do të jetë i pajisur me telefon celular.
3. Do të jetë i pajisur me zyrë pune, kompjuter, etj

Te interesuarit te dergojne CV-n e tyre me email
adress: sales@ledshop.al

(Ju lutemi mos dergoni CV nese nuk permbushni kriteret e mesiperme)

Cel. : 00355684065194
 


Apply WhatsApp
Back
Top