• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Sherbimi per Kujdesin ndaj Femijeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dado | Kujdestari per femije
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni: Punonjës Shërbimi për Kujdesin ndaj Fëmijeve
Departmenti: WIKI
Vendodhja: QTU

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Stafi i Shërbimit të Kujdesit ndaj Fëmijeve i kushton fëmijëve kujdesin e nevojshem gjatë periudhës kur klientët (prindërit) bëjnë blerje në qëndrën tregtare. Ky staf është i përkushtuar në përkujdesjen ndaj fëmijeve duke krijuar një ambjent plot lojra dhe argetim, një atmosferë stimuluese, inkurajuese, të sigurt dhe në përshtatje me nevojat individuale të secilit fëmijë.



Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Të kujdeset për fëmijët duke pasur në mbikqyrje secilin fëmije gjate aktivitetit të lirë të tij të lojrave në grup apo lojës së pavaruar;
  • Të kujdeset për fëmijët duke pasur në mbikqyrje secilin fëmije gjate aktivitetit të lirë të tij të lojrave në grup apo lojës së pavaruar;


  • Të kujdeset për sigurinë e femijeve gjatë lojës për të shmangur rreshkitjet, rrezimet, goditjet, zënkat etj;

  • Të kujdeset për kryerjen e aktivitetit të lojrave duke orientuar fëmijet sipas
grupmoshave në zonat specifike të përshatshme për secilën grupmoshë;


  • Të krijojë mundësi për një atmosferë interaktive me fëmijet duke organizuar lojra për grupmosha të ndryshme duke përfshire sa më shumë fëmijet duke i orientuar drejt aktiviteteve përkatëse;


  • Të mirëmenaxhoj situatat nëse fëmijet grinden me njeri-tjetrin për lojra të ndryshme apo shkaqe të tjera;
  • Të informojnë prindërit në situatat emergjente, nese fëmijët kanë një problem shëndetsor, apo grinden në mënyrë të vazhdueshme;
  • Të sigurohet që Rregulloria e Këndit të Lojrave të zbatohet për sa i përket sigurisë së fëmijëve gjatë turnit përkatës;
  • Të ofrojë ndihmën e parë në rastet e nevojshme;
  • Pergjegjës për kutinë e ndihmës së shpejtë dhe për furnizimin e saj me materiale mjeksore;
  • Të informojë supervizorin për çdo problem qe shfaqet me punën;

Kërkesat e pozicionit të punës:


  1. Edukimi:

  • Të kenë kualifikimin përkatës si edukatore të ciklit parashkollor apo mësues të ciklit të ulët
  • Kurse profesione në përkujdesjen e fëmijëve


  1. Eksperiencat e punës:

  • Reth 1-2 vite punë në të njëjtin profil



  1. Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të jetë person me vetëmotivim të lartë në punë, energjik dhe emocionalisht të gatshem për të përballuar situata emergjente;
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale për të krijuar raporte të mira me fëmijët
  • Të kenë aftesi të mirëmenaxhimit të kohës, hapsirës dhe burimeve dhe të kenë aftësi të menaxhimit të një grupi fëmijesh në të njëjtën kohë

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV;

nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail: hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e mëposhtme:
“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”
Afati i dorëzimit: deri në dt. 17 Janar 2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top