• Durres, ofroj vend pune EKONOMIST/E

Kompania KAPPAOIL sh.a. është themeluar në vitin 1992 si kompania e parë vendase që operon në fushën e vajrave lubrifikantë, filtrave, graso, bateri, tapetë automjetesh dhe aksesorëve të ndryshëm.
Portofoli i produkteve përmban markat e saj të regjistruara siç janë: KAPPAOIL, REXOIL, EUROIL, CHAMPION, KEDOIL, MITTOIL, FREEWING, MOTEX dhe perfaqesi të produkteve nderkombëtare të mirënjohura si: CASTROL, BP, ARAL, Filtra FILTRON etj.
Kompania operon prej 20 vitesh ne tregun vendas e ate nderkombetar duke patur ambicie inovative per performance te larte ne imazhin e saj dhe te produkteve qe tregton.
Për realizimin e objektivave të saj kryesor, shoqeria Kappa Oil kërkon të punësojë një person në pozicionin:

EKONOMIST/E
Roli dhe përgjegjësitë:
Eshtë përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të detyrave që i caktohen në përputhje me politikat e pergjithshme kompanisë.
· Pasqyrimi i të dhënave në programin financiar.
· Mbajtja e evidencave të faturave të shitjes dhe të blerjes.
· Përpilimi i analizave dhe raporteve Financiare.
· Te njohe mire standartet e kontabilitetit dhe legjislacionin tatimor.

Kriteret e pozicionit të punës:

· Diplomë universitare profili Financë.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
· Te kete eksperiece pune jo me pak se 2 vjet ne kete profesion.
· Njohja e gjuheve te huaja perben avantazh.
· Të zotërojë programin Financa 5.
· Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office (Word, Excel, Power Point).
· Të ruajë konfidencialitetin.



Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre me foto në adresën e-mail: info@kappaoil.com.al brënda datës 31 Korrik 2012. Çdo aplikant duhet të specifikojë pozicionin për të cilin aplikon.
*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Tel. : 0035552264403
 


Apply WhatsApp
Back
Top