• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt Projektimi dhe Zbatimi

Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësitve:
Njohja shume e mire e projektit dhe specifikimet e tij, pergatitja e vizatimeve arkitekturore, pregatitja e paketave te tenderimit, programon, proceset e punimeve arkitekturore, kordinon me drejtuesit e ekipeve per punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikqyr cilesine e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Përgjegjesitë kryesore :
  • Projekton, planifikon dhe mbikqyr zbatimin e ndertimit.
  • Bashkepunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë te tjere.
  • Krijon skica paraprake, duke përdorur software te pershtatshme projektimi (CADD), te cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyren e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi.
  • Pergatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshire informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
  • Viziton shpesh kantierin për të parë nese planet janë duke u ndjekur sic duhet. Ai gjithashtu duhet të miratojë materialet qe duhen perdorur.
  • Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt.
  • Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e planifikimit.
  • Mbikqyr cilesine e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve
  • Koordinon me drejtuesit e ekipeve per punimet e rifiniturave arkitekturore
  • Detyra te tjera te caktuara nga Supervizori Direk
Trajnime specifike në këtë fushë (shpjego)
  • Diplomë në Arkitekturë
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime
  • Aftesi te mira komunikuese dhe shprehje e qarte e ideve dhe zgjidhjeve
  • Aftesi kritike mbi detajet e rifinitures e shprehur ne anen funksionale dhe estetike
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse
  • Aftësi për të punuar në skuadër
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh
  • Njohje shume e mire e legjislacionit per urbanistiken
  • Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe prgramet e avancuara si Revit etj,
  • Të paktën 5 vjet experiencë si ne fushen e projektimit dhe te zbatimit
 


Apply
Back
Top