HHT

  • Dita e Prindërve në Spitalin Hygeia Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Ditën e premte, dt. 6 prill 2012, ora 17:00, Kirurgu Pediatër grek, Prof. Triantafyllos Fokaefs do të presë prindër nga e gjithë Shqipëria për Ditën e Prindërve, në ambjentet e Spitalit Hygeia Tiranë.

Prof. Fokaefs është prej vitesh lektor në Universitetin e Athinës, ka një përvojë të gjerë profesionale në Greqi, Angli dhe Zvicër, dhe është anëtar i disa shoqatave prestigjoze ndërkombëtare.

Sot është shef i Departamentit të Kirurgjisë Pediatrike në Spitalin Mitera Athinë, pjesë e Grupit Hygeia, dhe Kirurg Pediatër pranë Spitalit Hygeia Tiranë.

Duke marrë parasysh problemet që hasen në Shqipëri lidhur me sëmundjet e fëmijëve, të gjithë prindërit janë të ftuar të marrin pjesë në një bisedë të hapur me mjekun, ku ai do të jetë në dispozicion për diskutim dhe pyetje. Prindërit pjesëmarrës në këtë event, do të përfitojnë kupona me 50% ulje çmimi për vizitat me mjekët Kirurgë Pediatër grekë pranë Spitalit Hygeia Tiranë.

Për informacione të mëtejshme, lutemi të na kontaktoni në nr: +355 4 23 90 000.

Ju mirëpresim!
 


WhatsApp
Back
Top