• Tirane, ofroj vend pune Specialist IT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT Teknike | Kompjutera
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për vend të lirë pune

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike shpall konkurimin për 3 vende të lira në pozicionin Specialist IT.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektronike, Telekomunikacion/ICT (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010)
• Të ketë jo më pak se 1-vjet eksperiencë pune ne fushen ICT
• Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze
• Përben avantazh eksperienca në punë ne fushen ICT
• Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese
Paga për pozicionin: është në kategorinë III-b
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13.04.2012 në Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike ne adresen Bulevardi Dëshmoret e Kombit, 1, 1000 – Tiranë, ose në adresën e e-mailit aplikime@cirt.gov.al, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, çertifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore, të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).
Pas verifikimit paraprak, më datë 19.04.2012 në Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi sistemet operative, Windows XP/vista/7 Windows 2003/2008 server, Linux, Bazat e te dhenave: SQL server, Mysql, Hardware, Networking, TCP/IP Protocol, LAN, WAN, router, firewall. Instalime dhe konfigurime te programeve te ndryshem te sigurise, Konfigurim mail,web,database, dns server etj.... Ligji 9131 dt. 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr. 8503 dt 30.06.199 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, Ligji nr. 9049 dt. 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike”
 


Apply
Back
Top