• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

REGINA Caffe kerkon te punesoje:

Menaxher/ Agjent SHITJESH me detyrat dhe pergjegjesite e meposhteme:
1. Vendos dhe mban kontakte me kliente te ndryshem te shoqerise dhe i monitoron vazhdimisht ne kohe per ecurine e tyre.
2. Komunikon dhe prezonton te gjitha produktet e shoqerise te klientet ekzistues dhe ata te rinj.
3. Kryen vizita te vazhdueshme ne kliente qe operojne ne tregtimin e artikujve ushqimore si dhe ne Bar-kafe , lokale etj.
4. Raporton ne kohe dhe me pergjegjesi te plote tek Supervizori i tij direkt ose/dhe tek departamentet e tjera te shoqerise per probleme qe mund te lindin me kliente te ndryshem.
5. Te tjera...

Kriteret
1. Te pakten 2 vjet pervoje pune me shitjet.
2. Aftesi te tjera:
- Aftesi shume te mira komunikimi dhe prezantimi.
- Aftesi shume te mira planifikuese, monitoruese, negociuese.
- Aftesi per tu pershtatur mire dhe shpejt ne kohe dhe ne grup.
- Prioritet kandidateve qe posedojne nje diplome universitare.
- I gatshem te punoje nen presion dhe/ose me orar te zgjatur.
- Patente e klasit B.
3. Te njohe shume mire zonen e Tiranes.

Intervistat dhe telefonatat zhvillohen nga e hena deri te premten ora 9:00-15:00. Mund te dergoni cv tuaja ne e-mail: regina@kresha-al.com.
Ju mirepresim!

Tel. : 047800000-03

Cel. : 0682013372
 


Apply WhatsApp
Back
Top