• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

PUNËSIM SEZONAL: 3 MUJOR


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kërkon të punësojë:

MAGAZINIER

i cili do të raportojë tek Manaxheri i Kargos në kompani.


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit:

  • Marrja në dorëzim dhe ruajtja e ngarkesave dhe postës në përputhje me proçedurat e Departamentit të Kargos;
  • Peshimi i ngarkesave dhe postës dalëse dhe përgatitja përkatëse e dokumentacionit;
  • Regjistrimi i ngarkesave dhe postës në përputhje me proçedurat;
  • Raportimi i të dhënave të ngarkesave tek autoritetet doganore;
  • Kryerja e inventarit në magazinën e kargos.

Kërkesat e pozicionit:

  • Diploma universitare konsiderohet avantazh;
  • Të paktën një vit përvojë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e folur);
  • Njohuri të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi për të punuar nën presion në një mjedis dinamik;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative;
  • Aftësi për të punuar me turne.




Për të aplikuar për pozicionin e mësipërm aplikantët e interesuar duhet të plotesojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet në website www.tirana-airport.com dhe ta dorëzojnë atë së bashku me një CV të azhornuar në adresën elektronike [COLOR=#0000ff]human-resources@tirana-airport.com[/COLOR] ose në recepsionin e Godinës së Administratës (Rinas).




Data e fundit e aplikimit është 25 Gusht 2007.


Departmenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur nga CV-ja


Tel. : 04381600
 


Apply
Back
Top