• Vlore, shitet shtepi 2 Katshe , 130 m² (Dhermi, Zoe Hora) KONTAKTO PER CMIMIN

Vlore
Location Rruga + Nr.
Dhermi, Zoe Hora
Tipi
shtepi
Siperfaqja m²
130 m²
Nr dhoma
3+1
Shitet një shtëpi karakteristike 2-katëshe në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, vetëm pak metra larg Kompleksit Zoe Hora, në Dhërmi. Vendndodhja e pronës ofron një pamje panoramike mahnitëse të gjithë bregdetit Jonian, duke kombinuar kaltërsinë e detit me peizazhet karakteristike të taracave përreth.

Struktura e pronës:

Prona ka një strukturë 2-katëshe, me verandë përpara, shkallë hyrëse dhe një portë tipike fshati.
* Kati i parë organizohet nga një dhomë gjumi dhe një koridor hyrës karakteristik i shtëpive të zonës bregdetare.
* Kati i dytë përfshin një sallon ndenjeje me dritare të mëdha dhe pamje panoramike, ambient kuzhine dhe dy dhoma gjumi.

Të dy katet lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet shkallëve të jashtme dhe verandës së bollshme me pamje nga deti, duke i dhënë shtëpisë një karakter të veçantë për të shijuar mbrëmjet në bregdet.

Shtëpia është rinovuar dhe investuar gjatë viteve të fundit nga pronarët, duke e përshtatur me stilin bashkëkohor të një vile private në bregdet.

Karakteristika të pronës:
* Sallon i gjerë
* Kuzhinë
* 3 Dhoma gjumi ( njera me oxhak )
* Verande
* Tualet
* Kondicioner
* E mobiluar
* Sipërfaqe totale e oborrit: 116 m²
* Sipërfaqe banese:
 • Kati 0 – 39 m²
 • Kati 1 – 91 m²
* Orientim: Perëndim
* Me dokumentacion të rregullt hipotekor

Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Cel. : 0697844503
 


WhatsApp
Location information
address
Dhermi, Zoe Hora, Vlore, Shqiperi
Back
Top