Apartament 2+1 ne shitje,Lungomare,Vlore,Sea View
Apartament 2+1 me Pamje Panoramike nga Deti Me Certifikatë Pronësie

Çmimi: 260,000 €

Kati: 9

Sipërfaqe totale: 96.4 m²

Me certifikatë pronësie
Po kërkoni një apartament të rehatshëm dhe me pamje mahnitëse nga deti? Ky apartament 2+1 është zgjedhja ideale për ju!

Ndodhet në një nga zonat më të preferuara të bregdetit shqiptar, vetëm 100 metra larg plazhit dhe shumë pranë shkollës, restoranteve dhe kafeneve. Lokacioni i tij ofron kombinimin perfekt të relaksit, aksesit të shpejtë në shërbime dhe një mjedisi të qetë.

Apartamenti ndodhet në katin e 9-të të një ndërtese cilësore, të ndërtuar në vitin 2019, dhe është i pabanuar më parë. Shitet totalisht i mobiluar me mobilje moderne dhe pajisje elektroshtëpiake të reja dhe cilësore ,gati për banim të menjëhershëm.

Sallon i bollshëm dhe i ndriçuar natyralisht, me dalje në ballkon dhe pamje të hapur drejt detit

Kuzhinë moderne, e konceptuar open-space, e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme

Dy dhoma gjumi të rehatshme, me mobilim bashkëkohor dhe ndriçim të bollshëm natyral

Banjo me dizajn elegant, me pajisje sanitare të cilësisë së lartë

Ballkon i gjerë, perfekt për të shijuar kafen e mëngjesit apo perëndimet e diellit mbi det

Prona ka certifikatë pronësie dhe përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për:
Jetesë të përhershme ose sezonale në një zonë elitare
Investim me potencial të lartë për qira afatshkurtër
Pushime familjare në një nga perlat e rivierës shqiptare

Kontaktoni tani për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë!
ID:530401012-281
Cel. : +355697017107