• Vlore, ofroj vend pune Internship | vend praktike Intern në Marketing Dixhital dhe Komunikim

Vlore
Tipi
  1. Internship | vend praktike
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Marketing Social Media | ADS | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Bashkohu ekipit tonë!

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë është në kërkim të një “Praktikanti (Internship), me të drejtë punësimi”, i cili do ti bashkohet ekipit tonë, duke filluar nga shtatori i vitit 2025.

Përshkrimi i Pozicionit​

Si Praktikant/Intern në Pozicionin e Menaxherit të Marketingut Dixhital/Përgjegjës i Komunikimit, do të punoni ngushtë me ekipin e Auleda për të zhvilluar dhe për të kryer fushatat e marketingut dixhital, për të menaxhuar llogaritë në media sociale dhe website, për të krijuar përmbajtje tërheqëse, dhe për të ndihmuar në të gjitha iniciativat e komunikimit.

Rreth Auleda​

Auleda – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, është një organizatë jofitimprurëse e cila operon në rajonin e jugut të Shqipërisë që prej vitit 2003, lider në implementimin e projekteve ndërkombëtare të financuara nga Bashkimi Evropian. Misioni i saj është të ofrojë shërbime dhe realizojë iniciativa dhe projekte për zhvillimin social, ekonomik, kulturor dhe zhvillimin ambjental të qarkut të Vlorës me synim përhapjen e kulturës së integrimit dhe forcimit të burimeve, aftësive dhe kompetencave sipas parimeve të zhvillimit njerëzor.

Përgjegjësi​

  • Ndihmoni në zhvillimin dhe implementimin e fushatave të marketingut dixhital në platforma të ndryshme (media sociale, email, faqe interneti, etj.).
  • Krijoni dhe kuroni përmbajtje tërheqëse për kanale të mediave sociale, duke përfshirë postime të shkruara, grafika dhe video.
  • Monitoroni dhe menaxhoni llogaritë në media sociale.
  • Ndihmoni në krijimin e materialeve të marketingut, si fleta, broshura dhe prezantime.
  • Mbështetni iniciativat e komunikimit, duke përfshirë shkrimin e komunikatave për shtypin, postimeve në portale te ndryshme.

Kërkesa​

  • Preferohet të ketë përfunduar apo të jetë në semestrin e fundit të studimeve Bachelor ose Master.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi shumë të mira shkrimi;
  • Të jetë i motivuar për të ndjekur aktivitetet e organizatës.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e platformave të rrjeteve sociale.
  • Preferohet të ketë njohuri bazike në Email-marketing dhe WordPress.

Çfarë përfitoni?​

  • Përvojë praktike në marketing dixhital dhe komunikim.
  • Mundësi për të punuar me një ekip bashkëpunues dhe mbështetës.
  • Mentorim dhe udhëzim nga profesionistë.
  • Mundësi për të përfituar një kontratë pune pas përfundimit të praktikës në varësi të performancës.
  • Mundësi për tu zhvilluar profesionalisht dhe për të mësuar më tepër mbi projektet e financuara nga Bashkimi Evropian

Aplikimi​

Dërgoni aplikimin tuaj, duke përfshirë një CV dhe një letër motivimi (jo më tepër se 300 fjalë), brenda datës 30 korrik 2025, në adresën auledavlore@gmail.com
Për çdo informacion rreth organizatës, referohuni faqes sonë të webit www.auleda.org.al ose na vizitoni në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Linkedin.
 


Apply
Back
Top