• Vlore, ofroj vend pune AGJENT SHITJE

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Përshkrimi

ALKOS Group me një eksperiencë 15 vjeçare në tregun shqiptar në fushën e Import dhe distribucionit, për një nga Shoqëritë e Grupit, kërkon të punësojë: Agjent Shitje VLORË
Detyrat


  • Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
  • Merr porositë tek klientët ekzistues dhe kryen shitje direkte për produktet në ngarkim;
  • Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj;
  • Ofrimin e shërbimit dhe mbulimin e zonës te klientët për qarkun e Vlorës;
  • Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
  • Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të finalizuar procesin e shitjes;
  • Kryerjen e shitjes së produkteve dhe mbledhjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet dhe raportimet tek Eprorët;
  • Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe çështjeve të punës;
Kualifikimet


  • Diplomë Universitare;
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
  • Aftësi të mira komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm;
  • I orientuar drejt shërbimit me klient;
  • Aftësi për të punuar individualisht dhe në grup;
  • I pajisur me patentë të klasit B dhe zotërim të mirë të makinës;
  • Vendbanimi në Vlorë;
Shënime

Ne ofrojmë
Pagë motivuese.
Shpërblim mbi bazën e performancës në shitje.
Atmosferë miqësore dhe dinamike.

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

 


Apply WhatsApp
Back
Top