• Vlore, ofrohet vend pune Teknik Ndërtimi me eksperiencë në Zbatimin E Projekteve Detare

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
  2. Teknik
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Teknik Ndërtimi me eksperiencë në Zbatimin E Projekteve Detare, në Qytetin e Vlorës.

Roli dhe Përgjegjësitë
  • Ndjek dhe mbështet zbatimin e punimeve në kantier në përputhje me projektin teknik dhe specifikimet përkatëse.
  • Asiston inxhinierët e zbatimit në organizimin dhe koordinimin e punimeve në kantier.
  • Kontrollon realizimin e punimeve sipas projektit, kuotave dhe detajeve teknike.
  • Kryen matje dhe verifikime në terren për volumet e punimeve të realizuara.
  • Përgatit dhe përditëson dokumentacionin teknik të kantierit.
  • Ndihmon në përgatitjen e librezave të masave dhe preventivave sipas volumit të punimeve të kryera.
  • Koordinon punën me ekipet e kantierit dhe nënkontraktorët për realizimin korrekt të punimeve.
  • Raporton mbi ecurinë e punimeve dhe çdo problematikë të konstatuar në terren.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Diplomë në Teknik Ndërtimi ose arsim i mesëm profesional në fushën e ndërtimit.
  • Eksperiencë pune në projekte ndërtimi, preferohet në projekte detare ose infrastrukturore.
  • Njohuri të projekteve teknike dhe dokumentacionit të zbatimit.
  • Njohuri bazë në përgatitjen e preventivave dhe librezave të masave.
  • Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe pune në ekip.
  • Gatishmëri për të punuar në terren.
Ofrohet
Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.

Shënim :
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [B]sekretaria@vega.al[/B] ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
 


Apply WhatsApp
Back
Top