• Vlore, ofrohet vend pune Teknik Hidraulik në Green Coast Resort

Vlore
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hidraulik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Teknik Hidraulik në Green Coast Resort and Residences
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:
Tekniku Hidraulik në departamentin e Aseteve dhe Shërbimeve në Green Coast Resort and Residences është përgjegjës për leximin dhe monitorimin e konsumit të ujit, për kryerjen e të gjitha shërbimeve hidraulike në impjantin e filtrimit të ujit, linjat e furnizimit, sistemin KUZ, panelet diellore, hidrante, impiantet e vaditjes, pishinave, ITUN, elektropompave, etj.) si dhe monitoron/ kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar për gjëndjen teknike tek Supervizori Teknik, në mungesë të tij te Menaxheri i Mirëmbajtjes.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Monitoron furnizimin/ konsumin dhe konstaton ndërprerjen e furnizimit me ujë duke raportuar te Supervizori Teknik;
  • Është përgjegjës për shërbimet e të gjitha proceseve hidraulike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve;
  • Kryen punimet hidraulike në rastet e nevojshme apo emergjente;
  • Merr masa të menjëhershme dhe lajmëron supervizorin përkatëse në mungesë të këtij të fundit, njofton menaxherin e mirëmbajtjes kur vëren ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë nga persona të paautorizuar;
  • Kujdeset për depot e furnizimit me ujë dhe raporton tek supervizori përkatës për problematikat që lidhen me sigurinë;
  • Zbaton me rigorozitet rregulloren e sigurimit teknik.
Eksperiencat e punës:
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në profile të ngjashme zbatimi;
Aftësi të tjera:
  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale apo certifikatë për sistemet hidraulike;
  • Të njohë mirë sistemet hidraulike dhe mënyrën e funksionimit të tyre;
  • Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike;
  • Të jetë i aftë të operojë dhe t’i japë zgjidhje problemeve dhe defekteve të ndryshme hidraulike;
  • Certifikime të ndryshme në fushën Hidro përbëjnë avantazh;
  • Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
  • Aftësi kompetente në instalimet hidraulike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi nderpersonale.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Teknik Hidraulik në Green Coast Resort and Residences.

Afati i dorëzimit: 10/07/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top