• Vlore, ofrohet vend pune Supervizor Teknik në Green Coast Resort

Vlore
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Supervizor Teknik në Green Coast Resort and Residences
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Palasë, Vlorë (Green Coast Resort and Residences)

Përmbledhja e Pozicionit:
Supervizori Teknik i strukturës së ujit në departamentin e Aseteve dhe Shërbimeve në Palasë është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve mekanike në sistemet përkatëse si rrjetin e furnizimit me ujë, sistemet e pompimit, depot e rezervimit, veprat e marrjes (burimet), kolektorët e ujit, impjanti i filtrimit të ujit, rrjetin e shkarkimit, sistemet e vaditjes si dhe monitoron/kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar mbi situatën hidrike të prurjeve dhe gjendjen teknike të rrjetit tek eprori.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve mekanike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të furnizimit me ujë;
  • Udhëheq kryerjen e punimeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente;
  • Është përgjegjes për ndjekjen e proceseve të mirëmbajtjes në sistemet e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotur;
  • Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standardeve të përcaktuara;
  • Merr masat e nevojshme dhe sigurohet që uji në depot e kompleksit të mos mungojë;
  • Kryen vizita periodike të veprave të marrjes, rrjetin e furnizimit, depot e grumbullimit duke marr masat e nevojshme për optimizimin e prurjeve;
  • Përpilon raporte dhe analiza mbi prurjet, konsumin dhe nevojat;
  • Ndjek shërbimin e furnizimit me autobote sipas nevojës;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve të njësisë;
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajties;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Merr masa të menjëhershme dhe lajmëron autoritetet përkatëse, menaxherin e mirëmbajtjes në mungesë të këtij të fundit njofton drejtuesin e departamanetit kur vëren ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë nga persona të paautorizuar;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.
Eksperiencat e punës:
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në profile të ngjashme zbatimi;
Aftësi të tjera:
  • Njohuri shumë të mira të elementeve bazë të sistemit Mekanike/Hidro;
  • Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
  • Aftësi kompetente në instalime hidraulike/ elektrike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi nderpersonale;
  • Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë Mekanike/Hidro.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Supervizor Teknik në Green Coast Resort and Residences.

Afati i dorëzimit: 10/07/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top