• Vlore, ofrohet vend pune Supervizor Teknik në Green Coast Resort

Vlore - Lungomare
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hidraulik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Supervizor Teknik në Green Coast Resort and Residences
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:
Supervizori në departamentin e Aseteve dhe Shërbimeve është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve mekanike/ hidro/ elektrike/ elektronike në sistemet përkatëse si (HVAC, aspirim-kondicionim, kolektorët e ujit, impjantin e filtrimit të ujit, linjat e furnizimit dhe shkarkimit, panelet diellore, panelet e komandimit të sistemeve HVAC, MKZ, Hidrante, sistemi sprinkler, etj) si dhe monitoron/ kontrollon mbarëvatjen e sistemit duke raportuar për gjendjen teknike tek eprori.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve mekanike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbatjen e përditshme të sistemeve;
  • Udhëheq kryerjen e punimeve mekanike/ elektrike/ elektronike dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente;
  • Është përgjegjes për ndjekjen e proceseve të mirëmbajtjes në sistemet e impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura;
  • Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standardeve të përcaktuara;
  • Mban në kontrollon koston e mirëmbajtes së sistemeve meknaike dhe sistemeve speciale;
  • Koordinon punën brënda departamentit për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve të njësisë;
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajties;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Merr pjesë në handover proces të njësive nga investitori/Green Coast dhe Mane TCI;
  • Të sigurojë furnizimin me energji elektrike të Lungomare, Kampus dhe Resort . Fazës së dorëzuar;
  • Të marrë masa të menjëhershme dhe të lajmërojë autoritetet përkatëse, menaxherin e mirëmbajtjes, në mungesë të këtij të fundit njofton drejtuesin e departamanetit kur vëren ndërhyrje në rrjetin elektrik apo rrjetin e furnizmit me ujë nga persona të paautorizuar;
  • Të kujdeset për makineri apo paisje mekanike/elektrike si gjeneratorët, elektropompa, etj.
  • Të mirëmbajë dhe përmirësojë rrjetin e ndriçimit të Resortit, Lungomares, Kampusit, etj;
  • Të kujdeset për të gjitha asetet e Balfin Real Estate and Hospitality në Green Coast duke i mirëmbajtur ato nëpërmjet stafit teknik.
Eksperiencat e punës:
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në profile të ngjashme zbatimi;
Aftësi të tjera:
  • Njohuri shumë të mira të elementeve bazë të sistemit Mekanike/Hidro;
  • Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
  • Aftësi kompetente në instalime Hidraulike /Elektrike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi nderpersonale;
  • Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë Elektrike/ Mekanike.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt: Supervizor Teknik në Green Coast Resort and Residences.

Afati i dorëzimit: 10/07/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top