• Vlore, ofrohet vend pune Specialist Hekuri (Armature)

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
  3. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Specialist Hekuri (Armature) në qytetin e Vlorës.

Roli dhe Përgjegjësitë
  • Kontrollon dhe verifikon punimet e armaturës së hekurit në përputhje me projektin dhe detajet e armimit.
  • Siguron që vendosja, lidhja dhe pozicionimi i armaturës të realizohen sipas specifikimeve teknike.
  • Kontrollon dimensionet, diametrat dhe sasinë e hekurit të përdorur në elementët konstruktivë.
  • Verifikon përputhshmërinë e punimeve të armaturës me projektin përpara betonimit.
  • Koordinon me inxhinierët e zbatimit dhe ekipet e kantierit për realizimin korrekt të punimeve.
  • Ndjek dhe kontrollon furnizimin dhe përdorimin e materialeve të armaturës në kantier.
  • Raporton mbi ecurinë e punimeve dhe çdo problematikë të konstatuar gjatë zbatimit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Arsim i mesëm profesional ose diplomë në Teknik Ndërtimi / Inxhinieri Ndërtimi.
  • Eksperiencë pune në punime armature dhe struktura betonarme në projekte ndërtimi.
  • Njohuri të mira të planeve të armimit dhe detajeve konstruktive.
  • Aftësi për interpretimin e projekteve teknike.
  • Aftësi të mira organizimi dhe pune në ekip.
  • Gatishmëri për të punuar në kantier.
Ofrohet

Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.

Shënim

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [B]sekretaria@vega.al[/B] ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
 


Apply WhatsApp
Back
Top