• Vlore, ofrohet vend pune Social Media Marketing Specialist

Vlore
Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni: Social Media Marketing Specialist

Departamenti: Marketig

Vendndodhja: Green Coast, Palasë (sezonale)


Përmbledhja e Pozicionit:
Social Media Marketing Specialist do të zhvillojë, zbatojë, monitorojë dhe optimizojë praninë e kompanisë sonë në mediat sociale për të rritur ndërgjegjësimin e markës, për të nxitur trafikun e kanaleve dixhitale dhe për të rritur angazhimin e audiencës online/offline, me një theks të veçantë në gjenerimin e ”leads”/interesave për projektet e menaxhuara nga Real Estate Balfin. Kandidati ideal do të ketë njohuri të thelluara të platformave të ndryshme të mediave sociale, krijimit të përmbajtjes dhe analitikës. Bashkëpunimi me ekipet, duke përfshirë marketingun, shitjet, shërbimin ndaj klientit dhe PR, për të harmonizuar përpjekjet e mediave sociale dhe për të siguruar mesazhe të qëndrueshme të markës në të gjitha kanalet.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Poston foto/ video në kohë reale për të ofruar përditësime të drejtpërdrejta dhe përvoja gjithëpërfshirëse për audiencën.
  • Krijon foto dhe video në kohë reale, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të përmbajtjes tërheqëse vizuale.
  • Zhvillon dhe ekzekuton strategji influencuese të marketingut, duke identifikuar dhe bashkëpunuar me influencuesit kryesorë për të zgjeruar shtrirjen dhe aktivitetin e markës në mediat sociale.
  • Kryen rregullisht auditime të mediave sociale për të vlerësuar efektivitetin e strategjive aktuale, për të identifikuar fushat për përmirësim dhe për të propozuar qasje novatore për të optimizuar praninë në mediat sociale.
  • Zhvillon dhe mirëmban plane gjithëpërfshirëse të përmbajtjes së mediave sociale në përputhje me objektivat e marketingut të kompanisë dhe audiencën e synuar.
  • Krijon histori tërheqëse në platformat e mediave sociale për të rritur prezencën e markës dhe angazhimin e përdoruesve.
  • Poston rregullisht përmbajtje me cilësi të lartë në platforma të ndryshme të mediave sociale sipas një kalendari të mirëstrukturuar të përmbajtjes.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipet e tjera për të gjeneruar përmbajtje bindëse që rezonon me audiencën e synuar dhe reflekton zërin e markës.
  • Menaxhon dhe optimizon faqet e biznesit në platformat e mediave sociale duke përditësuar “covers”, “highlights”, “bios”, “pins”, he ofertat për të paraqitur një imazh profesional dhe koheziv të markës.
  • Siguron cilësinë e të gjithë përmbajtjes së mediave sociale duke zbatuar praktikat më të mira, duke përfshirë korrigjimin, formatimin dhe respektimin e udhëzimeve të markës.
  • Analizon dhe optimizon metrikat kryesore si “reach”, “engagement” dhe “conversion” duke përdorur mjete analitike të mediave sociale për të marrë vendime të bazuara në të dhëna dhe për të përmirësuar performancën e fushatës.
  • Kryen testimin A/B për përmbajtjen në mediat sociale, fushatat e reklamave dhe për ”landing page”, për të optimizuar performancën dhe për të përmirësuar normat e konvertimit.

Eksperiencat e punës:

Të ketë eksperiencë minimalisht 1 vit në të njëjtën fushë.


Aftësi të tjera:
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi,të dijë të jetë pjesë e një ekipi dhe të punojë në ekip;
  • Aftësi organizative dhe koordinuese;
  • Të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor;
  • Të jetë i aftë për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet;
  • Të jetë fleksibël;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, gjuhë të tjera janë avantazh;

Kushtet e Punës:

Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit: 16/05/2024

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top