• Vlore, ofrohet vend pune Shofer

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Shoqeria "Dukat Water" shpk, pjesë e grupit "Lufra FOODS", e cila me fabrikën e saj të prodhimit në Dukat te rrethit të Vlorës është prezente në të gjithë Shqipërinë me gjithë linjën e produkteve të Ujit Dukat. Gjithashtu shoqëria jonë kryen distribucionin ekskluziv të produkteve ndërkombëtarisht të njohura si: birra "Estrella Damm", vera "Maison Mirabeau", gin "Knut Hansen", tequila "Komos", lëngjet e frutave "Jaffa Champion" e shumë marka të tjera.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Vlores, kërkojmë të punësojmë : Shofer per ekzekutimin e produkteve.

Detyrat kryesore:

  • Drejton me kujdes automjetin dhe ndjek procedurën e vizitës së klientëve së bashku me agjentin e shitjes ;
  • Zbaton me saktësi detyrat nga eprori perkatës;
Kualifikimet e kandidatit:
  • Të ketë Leje drejtimi Automjeti – kategoria B
  • Eksperiencë pune të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të shumë të mira komunikuese;
  • Vendbanim ne qytetin e Vlores, dhe zonat perreth.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@ujidukat.al ose kontaktoni ne nr e telefonit 069 707 3674
 


Apply WhatsApp
Back
Top