• Vlore, ofrohet vend pune PROJEKT MENAXHER në NDËRTIM, NË VLORË

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
  2. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “VLORA HARBOR” kërkon të punësojë PROJEKT MENAXHER në NDËRTIM, NË VLORË.

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:

Projekt Menaxheri është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha fazave të projekteve të ndërtimit, duke siguruar që ato të realizohen në kohë, brënda buxhetit dhe sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë.

DETYRAT KRYESORE:
  • Hartimi dhe zbatimi i planeve të projektit (afatet kohore, buxhete, burime).
  • Koordinimi i ekipeve të ndërtimit, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
  • Mbikëqyrja e zbatimit të punimeve sipas projekteve teknike dhe specifikimeve.
  • Sigurimi që projekti i përmbahet standardeve ligjore, teknike dhe të sigurisë.
  • Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me klientët, supervizorët, arkitektët dhe inxhinierët.
  • Raportimi periodik mbi ecurinë e projektit tek menaxhmenti.
  • Menaxhimi i rreziqeve dhe zgjidhja e problemeve të papritura në kantier.
  • Përgatitja dhe verifikimi i dokumentacionit teknik dhe financiar të projektit.
KRITERET E KËRKUARA:
  • Të jetë banues në Vlorë përbën përparësi.
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Menaxhim Projekti apo fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme (minimumi 10 vjet) në menaxhimin e projekteve të ndërtimit.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxheriale.
  • Njohuri të mira të programeve computerike si AutoCAD, MS Project, Excel dhe programe të tjera menaxhimi.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe vendimmarrjeje.
  • Njohuri mbi standardet e ndërtimit dhe rregulloret ligjore.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa detyra paralelisht.
  • Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
  • Të ketë Leje Drejtimi klasi B.
APLIKIMI:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: info@vloraharbor.com, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “VLORA HARBOR” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top