• Vlore, ofrohet vend pune Koordinator Aktivitetesh

Vlore
Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.


Pozicioni:
Koordinator Aktivitetesh

Departamenti: Marketing

Vendndodhja: Green Coast, Palasë (sezonale)



Përmbledhja e Pozicionit:

Kordinatori i Aktiviteteve, ndihmon në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të resortit Green Coast për të gjithë anëtarët, pronarët dhe qiramarrësit. Aktivitetet përfshijnë klasa të veçanta, evente dhe programe pushimesh.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Organizon programe aktivitetesh çdo ditë për të gjitha grupmoshat. Aktivitetet do të ndryshojnë bazuar në kërkesat e resortit dhe mundësitë sezonale.
  • Kujdeset për të gjitha kërkesat e arsyeshme ose projektet e veçanta të kërkuara nga anëtarët, pronarët dhe qiramarrësit ose stafit menaxhues të resortit.
  • Planifikon, organizon dhe drejton klasa, aktivitete dhe evente specifike. Aktivitetet përfshijnë evente speciale dhe programe pushimesh.
  • Përgjegjës për inventarin e furnizimeve dhe produkteve për aktivitete, përfshirë kryerjen e inventarit mujor dhe kontrollet.
  • Zhvillon vazhdimisht programe të reja dhe interesante dhe ndan ide për të përmirësuar dhe zgjeruar programet aktuale dhe ato ekzistuese.
  • Monitoron aktivitete të ndryshme rekreative në zona të përbashkëta.
  • Respekton standardet e kompanisë dhe vepron në përputhje me të gjitha politikat dhe procedurat.


Eksperiencat e punës:


Të ketë eksperiencë minimalisht 1 vit në të njëjtën fushë.


Aftësi të tjera:
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi,të dijë të jetë pjesë e një ekipi dhe të punojë në ekip;
  • Aftësi organizative dhe koordinuese;
  • Të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor;
  • Të jetë i aftë për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet;
  • Të jetë fleksibël;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, gjuhë të tjera janë avantazh;


Kushtet e Punës:


Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit: 16/05/2024

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top