Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Materialesh ne Zbatimin e Projekteve Detare
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxhinieri
- Inxh. Ndertimi
- Inxh. Industriale
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Inxhinier Materialesh ne Zbatimin e Projekteve Detare, në Qytetin e Vlorës.
Roli dhe Përgjegjësitë
Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.
Shënim : Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [B]sekretaria@vega.al[/B] ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
Roli dhe Përgjegjësitë
- Kontrollon dhe verifikon cilësinë e materialeve të përdorura në projektet detare (beton, çelik, agregate, materiale mbushëse, gurë për dallgëthyese etj.).
- Kryen dhe ndjek testimet laboratorike të materialeve sipas standardeve dhe specifikimeve teknike të projektit.
- Bashkëpunon me laboratorët e akredituar për realizimin e analizave dhe testimeve të materialeve.
- Monitoron përputhshmërinë e materialeve me projektin teknik dhe standardet përkatëse.
- Kontrollon procesin e prodhimit dhe vendosjes së betonit, si dhe materialeve të tjera ndërtimore në kantier.
- Përgatit dhe mban dokumentacionin teknik lidhur me testimet dhe kontrollin e materialeve.
- Koordinon me inxhinierët e zbatimit dhe drejtuesit e kantierit për çdo problematikë që lidhet me cilësinë e materialeve.
- Raporton mbi rezultatet e testimeve dhe çdo moskonformitet të konstatuar gjatë zbatimit të punimeve.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Materialesh, Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në kontrollin dhe testimin e materialeve në projekte ndërtimi, preferohet në projekte detare ose infrastrukturore.
- Njohuri të mira të standardeve dhe procedurave të testimit të materialeve ndërtimore.
- Aftësi për interpretimin e rezultateve laboratorike dhe dokumentacionit teknik.
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe raportimi.
- Gatishmëri për të punuar në kantier dhe në laborator sipas nevojave të projektit.
Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.
Shënim : Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [B]sekretaria@vega.al[/B] ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
Apply WhatsApp