• Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Kantieri

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
  2. Inxh. Ndertimi
  3. Topografi | Gjeodezi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin Inxhinier Kantieri – Vlore

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjës për zbatimin teknik të projektit në terren.
  • Siguron që të gjitha punimet të kryhen në përputhje me projektin, standardet teknike, afatet kohore dhe kërkesat e sigurisë.
  • Koordinon ekipet punuese, mbikëqyrë ecurinë e punimeve dhe bashkëpunon ngushtë me të gjitha palët për të garantuar realizimin me sukses të projektit.
  • Harton planin e punës për projektin, duke përfshirë afatet kohore, burimet njerëzore dhe materialet e nevojshme.
  • Përcakton prioritetet dhe organizon aktivitetet ndërtimore në terren sipas fazave të projektit.
  • Siguron që puna të zhvillohet sipas planit të miratuar, duke respektuar afatet kohore dhe kufizimet buxhetore.
  • Koordinon dhe mbikëqyrë ekipet punuese, nënkontraktorët dhe teknikët në kantier.
  • Menaxhon në mënyrë efikase stafin, mjetet dhe pajisjet për realizimin e punimeve.
  • Zbaton dhe ndjek projektet dhe dokumentacionin teknik në kantier.
  • Siguron përputhshmërinë e punimeve me specifikimet teknike, standardet e cilësisë dhe kërkesat kontraktuale.
  • Kryen dhe kontrollon matje teknike në terren, si dhe verifikon cilësinë e punimeve të realizuara.
  • Organizon dhe ndjek realizimin e testeve dhe analizave të nevojshme sipas kërkesave të projektit.
  • Kontrollon dhe mbikëqyr librezat e masave në përputhje me matjet topografike dhe punimet faktike.
  • Siguron furnizimin në kohë me materiale, pajisje dhe mjete të nevojshme për vazhdimësinë e punimeve.
  • Ndjek dhe kontrollon përdorimin e materialeve dhe mjeteve për të shmangur humbjet, keqpërdorimin apo dëmtimet.
KËRKESAT:
  • Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndertimi, Inxhinieri Civile, Gjeodezi ose fusha të ngjashme teknike.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në projekte ndërtimi.
  • Njohuri shumë të mira të standardeve teknike dhe zbatimit të projekteve.
  • Aftësi për të lexuar dhe zbatuar plane, skica dhe dokumente teknike.
  • Përdorim i mirë i AutoCAD, MS Office (veçanërisht Excel), dhe software të tjerë ndërtimi (avantazh:Civil 3D, Project).
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në kushte terreni dhe nën presion kohor.
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të sigurisë në ndërtim.
  • Aftësi për të zgjidhur probleme në mënyrë efikase dhe të shpejtë.
  • Komunikim profesional me ekipin, nënkontraktorë dhe palë të treta.
MENYRA E APLIKIMIT:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Inxhinier Kantieri – Vlore »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Linkedin
 


Apply WhatsApp
Back
Top