Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Elektrik në Zbatim
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Në emër të klientit tonë, një kompani ndërtimi me projekte rezidenciale dhe zhvillimore në jug të Shqipërisë, jemi në kërkim të një Inxhinier Elektrik në Zbatim për t’iu bashkuar ekipit teknik në ndjekjen dhe realizimin e projekteve në kantier.
Ju informojmë se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen për intervistë nga ekipi i Dimension HR.
MIRË SE VINI!
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension HR, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.
Linkedin
Pozicioni: Inxhinier Elektrik në Zbatim
Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë në ndjekjen e punimeve elektrike në kantier, koordinimin me ekipet e zbatimit dhe sigurimin e cilësisë së instalimeve elektrike sipas projekteve dhe standardeve teknike.Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndjekja dhe mbikëqyrja e punimeve elektrike në objekt gjatë fazës së zbatimit.
- Kontrolli i instalimeve elektrike sipas projektit teknik dhe specifikimeve përkatëse.
- Koordinimi me drejtuesit e kantierit, nënkontraktorët dhe disiplinat e tjera të projektit.
- Verifikimi i materialeve dhe cilësisë së punimeve në terren.
- Përgatitja dhe kontrolli i situacioneve të punimeve dhe volumeve të realizuara.
- Bashkëpunimi në hartimin e preventivave dhe verifikimin e volumeve sipas projektit
- Raportimi periodik mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat teknike.
- Ndjekja e afateve të realizimit dhe organizimi i proceseve në kantier.
- Testimi dhe kontrolli i sistemeve elektrike para dorëzimit të objektit.
- Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave teknike në punë.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Eksperiencë në zbatim të instalimeve elektrike për objekte civile ose rezidenciale.
- Njohuri të mira të AutoCAD dhe MS Office.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projekte elektrike.
- Njohuri mbi standardet teknike dhe proceset e zbatimit në kantier.
- Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunimi në grup.
- Patentë drejtimi përbën avantazh.
Ofrohet:
- Pagë konkurruese
- Mundësi zhvillimi profesional dhe përfshirje në projekte afatgjata.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
- Projekte të rëndësishme rezidenciale dhe zhvillimore në jug të Shqipërisë.
Ju informojmë se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen për intervistë nga ekipi i Dimension HR.
MIRË SE VINI!
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension HR, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp