Vlore, ofrohet vend pune Ekonomist/e
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Magazinier/e & ndihmes | Logjistik
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Vëllezërit Agalliu 20 SHA, kompani me mbi 30 vite eksperiencë në tregun shqiptar, e specializuar në tregtimin e lubrifikantëve, elektrodave të saldimit, bojërave industriale dhe artikujve të tjerë industrialë, kërkon të punësojë një Ekonomist/e Magazine për magazinën qendrore në Skrofotinë.
Detyrat kryesore:
- Organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të magazinës.
- Regjistrimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave.
- Menaxhimi dhe rakordimi periodik i inventarit.
- Mbajtja e dokumentacionit përkatës të magazinës.
- Koordinimi i vazhdueshëm me departamentin e shitjeve dhe furnizimeve.
- Përdorimi i sistemit Financa 5 për regjistrimin dhe ndjekjen e veprimeve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Ekonomi ose fusha të ngjashme (e preferuar).
- Njohuri të programit Financa 5.
- Aftësi të mira organizative dhe analitike.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet.
- Banim në Vlorë ose zonat përreth.
- Patentë e kategorisë B përbën avantazh (opsionale).
Kompania ofron:
Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe kontribuo në suksesin e një prej kompanive më të konsoliduara në sektorin industrial në Shqipëri!
Apply WhatsApp