• Vlore, ofrohet vend pune Arketar, Dega Vlore

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni : Arkëtar, Dega Vlorë
Rajoni : Jug
Divizioni: Retail


Kualifikimi i kërkuar:
· Arsim i lartë në Ekonomi apo fusha të ngjashme.
· Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit
· Njohuri të gjuhës angleze e preferueshme

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:
· Kryen arkëtime ose pagesa me klientët, në përputhje me shumën përkatëse në dokumentin urdhërues.
· Kontrollon dokumentin e arkëtimit për saktësinë në plotësimin e tij me të gjitha kërkesat që përmban.
· Numëron dhe kontrollon mjetet monetare.
· Me paratë që arkëton, formon tufa me 100 copë, në përputhje me rregullat e Bankës së Shqipërisë.
· Kryen veprimet e nevojshme për kuadrimin e arkës në vlerë dhe në sasi (sipas prerjeve) duke patur parasysh:
- Printimin e ditarit për veprimet e kryera.
- Përpunimin e vlerave që ka në ngarkim në fund të ditës.
- Krahasimin e gjëndjes fizike me gjëndjen kontabël.
· Me përfundimin e kuadrimit dhe dorëzimin e vlerave, dokumentet i jepen ekonomistit të shërbimit të klientelës i caktuar për këtë qëllim, për veprime të mëtejshme.
· Dorëzon gjëndjen e arkës në tufa të plota, sipas dokumentit të përgatitur për këtë qëllim.
· Vendos në arkën e dorës vlerat që mbeten në ngarkim të tij dhe kujdeset deri në futjen e tyre në kasafortë.
· Diferencat eventuale nga kuadrimi i ditës dokumentohen me procesverbal.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 9 Nëntor 2021.
 


Apply
Back
Top