• Vlore, kerkohet Vlorë, ofrohet vend pune PUNONJËS MIRËMBAJTJEJE | Maritim Marina Bay Resort, Vlorë

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
vetem me eksperience
Vlorë, ofrohet vend pune PUNONJËS MIRËMBAJTJEJE | Maritim Marina Bay Resort, Vlorë

Bashkohuni me Maritim Marina Bay Resort & Casino, një destinacion luksoz që ofron shërbime cilësore dhe përvoja të paharrueshme për mysafirët tanë. Aktualisht kërkojmë një person korrekt, të përgjegjshëm dhe të aftë për t’iu bashkuar ekipit tonë teknik.

Pozicioni i punës: PUNONJËS MIRËMBAJTJEJE

Vendndodhja:
Maritim Marina Bay Resort & Casino, Vlorë
Lloji i punës: Sezonale

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Kryerja e kontrolleve dhe mirëmbajtjes së përditshme të ambienteve.
  • Identifikimi dhe riparimi i defekteve të ndryshme teknike.
  • Kryerja e punimeve të vogla elektrike, hidraulike dhe mekanike.
  • Mirëmbajtja e pajisjeve, mobilieve dhe instalimeve të resortit.
  • Kryerja e ndërhyrjeve parandaluese dhe emergjente.
  • Raportimi i defekteve dhe i materialeve të nevojshme.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe departamentet e tjera.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të kompanisë.
Kërkesat:
  • Preferohet eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtje.
  • Njohuri bazë në punime elektrike, hidraulike ose mekanike.
  • Aftësi për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
  • Korrektësi, përgjegjshmëri dhe gatishmëri për punë në grup.
  • Disponibilitet për punë me turne dhe ndërhyrje sipas nevojës.
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën hr@marinabay.al ose të kontaktojnë në numrin +355 68 483 1849.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top