

JEPET ME QIRA APARTAMENT 1+1 NË UJI TË FTOHTË ,VLORË.

Pranë Bar-Restorant “Kalaja”

Çmimi: 45.000 Lek / muaj

Sipërfaqja: 70 m²

Vendndodhja: Rruga Aleksandër Moisu, Vlorë

Qira afatgjatë

Kati: i parë banim

Mobilim i ri

Ky apartament ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara dhe të preferuara të qytetit të Vlorës, vetëm disa metra larg bregdetit dhe shëtitores. Zona ofron një stil jetese modern dhe komod, me të gjitha shërbimet e nevojshme pranë: supermarkete, farmaci, restorante, lokale, palestra dhe më shumë.

ORGANIZIMI I BRENDSHËM:
• Korridor hyrës
• Ambient ndenjeje + kuzhinë, e mobiluar plotësisht
• 1 Dhomë gjumi e bollshme
• 1 Tualet me dritare për ajrosje natyrale
• 1 Ballkon me pamje të hapur, ideale për relaks apo mëngjese në ajër të pastër

Kushtet e marrjes me qira:

2 muaj garanci, të kthyeshme në përfundim të kontratës nëse prona dorëzohet në gjendjen fillestare

1 muaj qira paraprakisht, i pagueshëm në momentin e nënshkrimit të kontratës

Tarifë agjencie – gjysma e qirasë mujore, e pagueshme një herë në fillim të marrëveshjes.
————————————————————————

Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë na kontaktoni

+355 69 7066661

+355 68 5284688
www.desrealestate.al
——————————————————
Cel. : 0697066661