• VENDE VAKANTE PER KAMARIER DHE KUZHINIER - CROWNE PLAZA BY IHG DURRES

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hoteleri
Eksperienca
vetem me eksperience
Rreth pozicioneve
Këto pozicione ofrohen nga një hotel i menaxhuar nga një operator i pavarur dhe jo drejtpërdrejt nga IHG apo degët e saj. Duke aplikuar për këtë vend pune, ju po aplikoni pranë një hoteli që operon në bazë të një marrëveshjeje franchise me IHG.

Rreth nesh
Crowne Plaza është një nga markat më të njohura të hoteleve premium në botë, me mbi 400 hotele në mbarë globin. Qoftë për biznes, pushime apo një kombinim të të dyjave, ne ofrojmë ambientin ideal për mysafirët tanë.
Crowne Plaza Durrës është krenare të jetë pjesë e familjes IHG nën një marrëveshje franchise, duke ndërthurur standardet ndërkombëtare të mikpritjes me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

VENDET VAKANTE NE STAFIN E KUZHINES
  • Commis (Ndihmon në përgatitjen e përbërësve dhe ruajtjen e higjienës)
  • Demi Chef (Ndihmës Shef, mbështet Chef de Partie në përgatitjen e gatimeve)
  • Chef de Partie (Shef Seksioni, përgjegjës për një seksion të caktuar të kuzhinës)
  • Sous Chef (Zëvendës Shef Kuzhine)
Kriteret
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në pozicion të ngjashëm (hotel/restorant me standard të lartë)
  • Njohuri të mira komunikative të gjuhës angleze ose italiane (gjuha e domosdoshme, pasi stafi do të jetë ndërkombëtar)
VENDE VAKANTE PER KAMARIER/E BARI DHE RESTORANTI

Kriteret

  • Minimumi 3 vite përvojë pune në pozicion të ngjashëm (hotel/restorant me standard të lartë)
  • Njohuri të mira komunikimi në gjuhën angleze (çdo gjuhë tjetër përbën avantazh).
Çfarë mund të prisni nga ne?
  • Një ambient pune profesional dhe paga konkuruese dhe paketë benefitesh
  • Mundësi për zhvillim të mëtejshëm karriere në një markë ndërkombëtare
  • Pjesëmarrje në trajnime sipas standardeve të IHG
  • Mbështetje dhe bashkëpunim nga një ekip i përkushtuar
Ju lutemi vini re:
Pasi të dërgoni CV-në tuaj, ajo do të shqyrtohet me korrektësi nga ana jonë. Vetëm kandidatët që përmbushin plotësisht kriteret e mësipërme do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm të procesit të përzgjedhjes. Faleminderit për mirëkuptimin.

Per kontakt: +355682001667
 


WhatsApp
Back
Top