Underwriting Specialist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Underwriting Specialist
Rreth nesh
ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Underwriting Specialist.
QËLLIMI I PUNËS
Underwriting Specialist është përgjegjës për analizimin dhe vlerësimin e aplikimeve për kredi, me qëllim marrjen e vendimeve të pavarura, objektive dhe të argumentuara, në përputhje me politikat e kreditimit dhe menaxhimit të riskut të institucionit. Pozicioni kontribuon në ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredive, minimizimin e riskut të kreditimit dhe mbështetjen e një rritjeje të qëndrueshme të biznesit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
Kërkesat kryesore
Benefitet
ECFA Sh.a dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.
ECFA Sh.a përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:
Instruksione mbi aplikimin
|

- Analizon aplikimet për kredi të referuara nga analistët e kredisë, duke vlerësuar përputhshmërinë me politikat e institucionit, të faktorëve financiarë dhe jofinanciarë që ndikojnë në nivelin e riskut, stabilitetin financiar, kapacitetin pagues dhe nivelin e angazhimeve financiare të klientëve.
- Analizon garancitë, kolateralin ose garantuesit, kur kërkohen sipas politikave të institucionit.
- Kryen vizita ne aktivitetet e kredimarresve per te mbledhur informacion shtese per vleresimet e riskut (nese gjykohet e arsyeshme per vendimmarrje).
- Miraton sipas rasteve të aplikimeve dhe ndihmon vendimmarrjen nga ana e komitetit te kredise për kreditë brenda limiteve të autorizimit.
- Dokumenton analizën dhe argumentimin e çdo vendimi në sistem.
- Rekomandon masa për reduktimin e riskut, duke propozuar ndryshime në strukturën ose kushtet e kredisë.
- Siguron respektimin e politikave të kreditimit, procedurave të brendshme dhe kërkesave rregullatore.
- Monitoron tendencat e riskut dhe identifikon faktorë që mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e portofolit.
- Bashkëpunon me strukturat e shitjes se kredisë dhe njesite e tjera te kompanise për sqarimin e rasteve dhe sigurimin e informacionit dhe verifikimeve shtesë.
- Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e underwriting, identifikon tendenca të riskut në portofol.
- Propozon përmirësime në politikat, procedurat dhe procesin e analizës së kredive.
- Merr pjesë në zhvillimin e produkteve të reja dhe përcaktimin e kritereve të riskut.
- Kontribuon në përmirësimin e modeleve të credit scoring dhe proceseve të automatizuara të vendimmarrjes.
Kërkesat kryesore
- Diplomë universitare në shkencat ekonomike, financë, kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në analizë kredie, underwriting, menaxhim risku ose sektorin mikrofinanciar.
- Minimumi 2 vite eksperiencë në menaxhim ekipi.
- Njohuri shumë të mira të analizës financiare dhe kërkesat rregullatore në fuqi.
- Njohuri mbi politikat e kreditimit dhe menaxhimin e riskut.
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe vendimmarrëse.
- Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi.
- Njohuri shumë të mira të Excel dhe sistemeve të kreditimit.
Benefitet
ECFA Sh.a dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.
ECFA Sh.a përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:
· Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat
· Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
· Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
· Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
· Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
Instruksione mbi aplikimin
Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:
https://talent.sage.hr/jobs/9a162a14-5660-4ef7-82e3-e659bf125fdc
https://talent.sage.hr/jobs/9a162a14-5660-4ef7-82e3-e659bf125fdc
Apply WhatsApp