• Trajnim “Aftësi Lidershipi për Menaxherët“ 21 Maj- 18 Qershor 2016 ora: 10:30- 13:30

Tirane
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Aftësi Lidershipi për Menaxherët“,
LIDERSHIP PER SHEKULLIN E 21 në datat 21 Maj- 18 Qershor 2016 ora: 10:30- 13:30
Ky program synon të zhvillojë potencialin drejtues të çdo personi. Në funksion të këtij objektivi trajnimi përqëndrohet në disa nga etapat dhe karakteristikat thelbësore të ngritjes së një lideri. Përgjatë 5 takimeve – në leksione, seminare, detyra dhe projekte – qartësohen një sërë konceptesh që lidhen me liderin, lidershipin, gjykimin, integritetin, origjinalitetin, profesionalizmin, karakterin, influencen emocionale, mobilizimin dhe përgjegjësinë.
Bazuar në një perspektivë komplekse dhe me shembuj të shumtë nga historia njerëzore tregohet rruga që i ka kthyer disa njerëz të zakonshëm në personazhe historike të jashtëzakonshëm. Modelet historike dhe trajtimet origjinale të kursit për mënyrat e drejtimit bashkëkohor janë burim frymëzimi dhe stimulimi për gjeneratën e re të liderëve shqiptarë. Literatura e përdorur mbështetet tek mendimi elitar i shkollave më të mira amerikane të lidershipit
Kush mund të përfitojë?
Menaxherët që punojnë në një mjedis biznesi, të cilët kanë nevojë të përdorin anglishten në vendin e tyre të punës. Menaxherët të cilët mbajnë lidhje me kolegët .
Stafet e kompanive të ndryshme. Të punësuarit të cilët shpresojnë të përparojnë në karrierën e tyre duke pasur njohuri funksionale.
Nëpërmjet aplikimit të teorisë dhe praktikës, kursi synon të kultivojë aftësite e ushtrimit të lidershipit, punën në grup, mendimin analitik, forcën argumentuese, debatuese dhe influencuese. Trajnimi ofron një mundësi unike për të kuptuar udhëheqjen, shkëmbyer eksperiencat tona të ndryshme dhe stimuluar hapjen e një rruge të re për potencialin drejtues të gjithsecilit duke përdorur mënyrat efektive të ushtrimit të lidershipit.
Zhvillimi i kursit.
Pjesëmarrja është e limituar.
Kursi do të jetë shumë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të dëgjojnë, por edhe do të praktikojnë ato që kanë mësuar, në çifte, në grupe dhe përpara klasës. Atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.
LEKTORI:
Dr. ERION PICIRI eshte drejtori themelues i Institutit te Lidershipit, i fokusuar ne kerkime, konsulence dhe trajnime ne ceshtjet e lidershipit, politikave publike, qeverisjes dhe fushatave zgjedhore. Pergjate viteve ai ka dhene konsulence politike, institucionale dhe elektorale. Duke filluar nga ky sezon ai drejton Qendren per Lidership dhe Qeverisje Demokratike prane Albanian University ne Tirane.
Background-i i tij akademik dhe profesional eshte pasuruar me nje eksperience tre vjecare ne SHBA, ku u diplomua ne Universitetin Fordham te Neë York-ut, Sh.B.A., ne Shkenca Politike – (Master of Arts) Zgjedhje dhe Manaxhim Fushatash, si dhe kreu disa graduate courses per Government & American Politics ne Universitetin e Harvardit. Ne Mars 2011 (Ëashington D.C.), vleresohet me nje cmim nga Shoqata Amerikane e Keshilltareve Politike.
Me heret, pergjate viteve 2008 deri ne 2010, ai ka mbajtur detyren e Shefit te Departamentit te Shkencave Politike & Administrative, si dhe zv. Rektorit per Politika dhe Zhvillim Institucional ne Albanian University.
Ne vitin 2007 ka marre titullin e Doktorit te Shkencave ne Bukuresht, Rumani, me tezen: “The Decision-Making Process at the Level of Public Health Policy”. Nga viti 2003 deri me 2007 ka qene kerkues shkencor prane Departamentit te Menaxhmentit dhe Politikave te Shendetit Publik ne UMF “Carol Davila”, ne Bukuresht.
Me heret Erion Piciri, ka kryer studimet bachelor ne Shkenca Politike ne Bukuresht, ku eshte diplomuar gjithashtu ne studimet master ne Komunikim Politik. Marketing Elektoral dhe Politik. Ne formimin e tij akademik perfshihen edhe studime te tjera masterale dhe pasuniversitare ne Shkenca Administrative, Studime Europiane, Studime mbi Sigurine, Drejtesi dhe Menaxhim. Ai ka publikuar ne rumanisht: Politikat Publike si dhe Imazhi i Institucioneve Publike.
Ne pervojen e tij mesimdhenese dhe trajnuese perfshihen Politikat e Krahasuara, Komunikimi Politik dhe Marketingu Institucional, Fushatat Elektorale dhe Lidershipi Politik.
PROGRAMI
Dita 1 ( 21 Prill ora 10:30 – 13:30)
HYRJE NË LIDERSHIPIN E VËRTETË

  • Përkufizimi i liderit & lidershipit
  • Lideri, mbështetësit & qëllimet/problematikat
  • Detyrat e lidershipit
  • Mitet e lidershipit
  • Teoritë e lidershipit
  • Vlerat e liderit
  • Lideri autentik
  • Faktori Wallenda
  • Strategjitë e lidershipit
  • Dallimet e liderit nga manaxherët
  • Kompetencat e lidershipit
  • Lideri i vertetë vs. Lideri fals
ZBULIMI I ZJARRIT BRENDA TEJE

  • Harku i ambicies
  • Tipologjia e liderve
  • Figurat arketipale të transformimit
  • Etapat dhe përbërësit themelore të lidershipit
  • Ekuacioni i origjinalitetit
  • Udhëtimi i lidershipit autentik
  • Njohja e vetvetes
  • Gjetja e pasionit
  • Drejtimi nga podiumi.
Dita 2 (28 Maj ora 10:30 – 13:30)
BESUESHMËRIA E LIDERIT TË BIZNESIT

  • Lidershipi i besueshëm
  • Besimi strategjik
  • Besimi institucional
  • Besimi personal
  • Përfitimet e lidershipit të besueshëm
  • Besimi, veprimtaria & komunikimi
  • Armiqtë e njohur & të panjohur të lidershipit të besueshem
IMAZHI I LIDERIT DHE KOMPANIVE TË BIZNESIT

  • Koncepti i imazhit social
  • Imazhi i liderit & institucioneve
  • Imazhi global
  • Imazhi, mass-media & opinioni publik
  • Imazhi & pozicionimi
  • Pritshmëria & besueshmëria
  • Imazhi i dëshirueshëm
  • Analiza SWOT
  • Administrimi i krizave të imazhit
Dita 3 (4 Qershor ora 10:30 – 13:30)
TEKNIKAT E KOMUNIKIMIT PUBLIK

  • Modeli bazik i komunikimit
  • Komunikimi publik & politik
  • Rregullat e komunikimit efektiv
  • Fushatat e ambjentit & ngacmimit
  • Komunikimi i përditshem/fushatat permanente
  • Ligjet e propagandës
  • Teknikat e Fjalimeve të Reganit
  • Lideri retorik – Martin Luther King Jr.
  • Administrimi i krizave të komunikimit
LIGJERIMI PUBLIK

  • Mentaliteti i lidershipit
  • Terheqja pas – vetdiagnostikimi
  • Kuadri i parapërcaktuar i të folurit publik
  • Tejkalimi i frikës dhe nervozitetit
  • Përdorimi i gjesteve natyrale
  • Pasioni & arti i praktikës
  • Muzikalitetii fjalimit
  • Tempoja, dinamika, intonacioni, timbri, ritmi
  • Krijimi i mesazheve të paharrueshme
  • Përfytyrimi, simbolika, morali & përseritja
  • Anafora, epistrofa, aliteracioni
  • Anektodat & mbyllja e qarkut
  • Mbrojtja e kauzës tënde.
Dita 4 (11 Qershor ora 10:30 – 13:30)
INTELIGJENCA EMOCIONALE & POLITIKE NË LIDERSHIPIN E BIZNESIT

  • Koeficienti i inteligjencës & Inteligjenca emocionale
  • Përbërësit e inteligjencës emocionale
  • Vetëdija, vetrregullimi, motivimi, ndjeshmëria, përshtatja shoqërore
  • Mbledhja e njerëzve në anën tuaj
  • Zëri si mekanizëm ndryshimi
  • Gjendja shpirterore si motor performance
  • Integriteti i themel besimi
  • Qëndrueshmëria, përputhja, serioziteti & ndershmëria
  • Profesionalizmi-rregulli i 10 mijë orëve
  • Talenti, puna & oportuniteti
  • Të nxënit tradicional – mirëmbajtje e sistemit & reflektim mbi krizën
  • Te mesuarit bashkekohor – parashikim i te ardhmes, degjim & pjesemarrjes ne
  • Inteligjenca sociale vs inteligjenca politike
  • Drejtimi përmes intimidimit, frikës & ndëshkimit
  • Mashtrimi
  • Pushteti nga demonët e së shkuarës
  • Dallimi midis fuqisë & lidershipit
TRASHEGIMIA E LIDERSHIPIT TUAJ

  • Jetëgjatësia e lidershipit
  • Ndërtimi i një trashëgimie
  • Fotomozaiku
  • Përfituesit e trashëgimisë drejtuese
  • Pozicioni dhe roli natyral
  • Impakti i liderit mbi kulturën, aktorët, institucionin
  • Shkrimi i Deklaratës së trashëgimise udhëheqëse
  • Trashëgimia, aksioni dhe rezultatet
  • Trashëgimia nën presion
  • Trashëgimia dhe përgjegjësitë e lidershipit
Dita 5 (18 qershor 2016)

  • Mbajtja e fjalimeve & prezantimeve
  • Mbyllja e programit
STRUKTURA E TRAJNIMIT

  • Kohëzgjatja: 5 takime ne 5 jave duke nisur nga 21 Maj-18 Qershor 2016- Ora 10:30 – 13:30
  • Tarifa e pjesëmarrjes: 70 Euro, ku janë të përshira materialet e kursit, dhe çertifikata në fund të tij.
  • Afati i fundit i pagesës: 20 Maj 2016
  • Modalitetet e pagesës: Tarifa e pjesëmarrjes paguhet përpara fillimit të kursit dhe nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të tij. Pagesa duhet bërë pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Deparatamenti i Projekteve dhe Trajnimeve brenda datës 20.05.2016
  • Vendi: Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës Nr. 6. Tiranë.
  • Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga DHTIT.
KONTAKT
Për të marrë formularin e aplikimit, si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
Kontakt
Ornela Sulce
Kordinatore Trajnimesh
Tel:
call_skype_logo.png
+ 355 45 800 934
Cel:
call_skype_logo.png
+ 355 695542443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top