Tirane, shitet Vile , 9.950 m² (yore)
- Tirane
- Location Rruga + Nr.
- yore
- Tipi
- Vile
- Siperfaqja m²
- 9950 m²
- Nr dhoma
- 1+1
Shitet vile ne Vore, prane Autostrades Tirane- Durres! Ofrohet për shitje një vilë e bukur dhe funksionale e pozicionuar në një zonë të qetë në Vorë dhe pranë autostradës, me akses shumë të mirë drejt Tiranës dhe aeroportit. Prona shtrihet në një sipërfaqe totale toke prej 9,950 m², duke ofruar hapësirë të bollshme, privatësi dhe mundësi të shumta zhvillimi për banim ose investim.Vila ka një sipërfaqe ndërtimi totale prej 321.2 m² e organizuar në tre kate: Kati 0 ka siperfaqe 85m², organizohet ne nje ambient open space, 1 tualet dhe nje hapësirë që mund të përdoret si sallon pritjeje, magazinë ose ambient rekreativ. Kati 1 ka siperfaqe totale 125.4 m² dhe organizohet ne nje koridor shpërndarës, sallon ndenjeje i bollshëm, ambient gatimi i integruar me sallonin, 1 tualet dhe verandë e madhe me pamje të hapur. Kati 2 ka siperfaqe 110.8m² dhe organizohet ne 2 dhoma gjumi, koridor, 1 banjo dhe nje verandë. Prona është e rrethuar dhe e sistemuar me oborr të gjelbëruar, pemë dekorative dhe rrugë hyrëse për automjete, duke krijuar një ambient shumë të këndshëm dhe privat. Falë sipërfaqes së madhe të tokës dhe pozicionit strategjik pranë autostradës, kjo pronë është ideale për rezidencë private, agroturizëm, resort ose investim zhvillimi. Lokacion shumë i favorshëm pranë Vorës dhe akseve kryesore rrugore. Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Cmimi 1 200 000€. Për një vizitë në pronë kontaktoni: 0697696562
Cel. : 0697696562
Cel. : 0697696562
Location information