• Tirane, shitet apartament duplex 2+1 , 120 m² 280.000 € (TEK LIQENI I THATË)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni thate | Kopshti Botanik
Location Rruga + Nr.
TEK LIQENI I THATË
Tipi
apartament duplex
Siperfaqja m²
120 m²
Nr dhoma
2+1
Cmimi Euro
280000
Apartament duplex 2+1 në shitje, në një nga zonat më të bukura të Tiranës, tek Liqeni i Thatë. Zona ofron qetësinë, ajrin e pastër, infrastrukturë të rregullt dhe një pamje të bukur. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.

Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, biçikleta, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.

Pallati ku ndodhet apartamenti është një ndërtesë 5-katëshe e vitit 2013, me ashensor, me administrim të mirë dhe komunitet të zgjedhur. Çatia dhe tarraca janë bërë investim nga fillimi para 2 vitesh, ka termoizolim kapot dhe parketi laminat, instalimet elektrike, hidraulike, pllakat, hidrosanitaret, dyert e brendshme, kuzhina dhe mobiliet janë shumë cilësore dhe nga markat më të mira. Tualetet janë me ngrohje nga dyshemeja. Ka sistem ngrohje – ftohje Mistubishi , grila elektrike, dritaret janë alumini me dru nga brenda , zë-izoluese për zhurmat dhe janë porositur në Itali.

Apartament dupleks në shitje me sipërfaqe neto 88 m2 (realisht është më e madhe) + sipërfaqe e përbashkët 13.18 m2+ verandë 37.41 m2 ( totale 120 m2), pozicionohet në katin 4+5-të të fundit me orientim jug – perëndim – veri. Apartamenti në katin e 4-të organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngënie dhe tualet. Kati i 5-të organizohet nga 2 dhoma gjumi, tualeti me dritare dhe veranda e bollshme.

Apartamenti është shumë pak i banuar dhe shitet komplet i mobiluar.

Me çertifikatë pronësie.

https://inf-93.com/property/3964/tek-liqeni-i-thate-inf1752.html

Cel. : +355696054036
 


Contact WhatsApp
Location information
address
TEK LIQENI I THATË, Tirane, Shqiperi
Back
Top