• Tirane, Shitet Apartament bollshëm, komplet kati, tip 3+1, sip.145m², Cmimi 1'000€/m2, në zonën e Vilave Amerikane, rr. Pandeli Vangjeli, e Haki Shehu, 100m nga aksi i rrugës Elbasanit, krahu i kundërt i Lokalit Sofra Ariut, 300m nga F.Ekonomik, 1.7km Lana/Unaza Tirane.

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Qyteti Studenti | Sauk
Location Rruga + Nr.
Rruga "Pandeli Vangjeli", e rr."Haki Shehu"Tirane.
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
145 m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati 2
Cmimi Euro
1000
Shitet: Apartament /komplet kati 2-të mbi tokë, pari banim, në Ndërtes banimi, me 3-kate mbi tokë, sip.145m², tip 3+1, me 2-banjo, Cmimi 1'000€/m2, në rr."Pandeli Vangjeli", te Vilat Amerike & AmbasadaTurke, në degëzimun e rr.Elbasanit,
Zona Vilave Amerikane/degëzim rr."Elbasanit" Kjo është një zonë relativisht e re, e zhvilluar në këto 20-vitet e fundit, kryesisht me ndërtime Vilash, Ndërtesa banimi 2, 3 deri 4-kate, me hotele dhe lokale të ndryshme, si dhe disa pallate të larta. Kjo zonë e ka ruajtur një pjesë të gjelbërimit, është zonë e pastërt, e qetë, freskët, me hapsira mes ndërtesave dhe një frmymëmarrje më të gjërë(në raport me zonat e tjera). Në mikro-zona të vogla ndërtimet kanë nje sistemin dhe rregullsi të mirë duke respektuar edhe hapsirat e gjelbërta, kryesisht blloku i vilave amerikane, zona është e aksesueshme me autovetur nëpërmjet rrugës së Elbasanit, tek nën-kalimi i Xibrrakut (rr.Kuvajtit), ose sapo kalon rrethe-rrotullimn e Fakultetit Ekonomik në të majtë janë dy drejtimi; njëri që të çon në zonë tek rr.3-Vllezërit Kondi.
Ndërtes banimi: Ndërtes, me 3-kate mbi tokë dhe një kat në ± që shërben edhe si bodrum, parkim, me çati, me konstruksion kollona hekur-beton dhe mure me tulla, e suvatuar nga jashtë me fino-grafiato, ku kati i parë banim ka hyrje dhe shkallë më vehte, nga katet e tjera. Ndërtesa/Vila është e rrethuar me murë rrethues, me 2-porta të mëdha hyrëse(edhe për autovetura), me oborrë të bollshëm para Vilës, oborri i shtruar, i gjelbëruar me pemë dekorative dhe me hardhi rrushi. Gjithashtu, mundësi parkimi edhe për një autovetur në oborrë, i sigurtë me portë kryesore, avlli, kamera etj. Ndërtesa gjendet në rrugën "Pandeli Vangjeli", pingul me rr."Haki Shehu" 100m nga aksi i rrugës "Elbasanit", krahu i kundërt i Lokalit "Sofra e Ariut". Vila/Ndërtesa e banimit gjendet rrethe 300m nga Fakulteti Ekonomik dhe rrethe 1.7 km (15-minuta në këmbë) nga Ura e Lanës/fillimi i rr.Elbasanit. Pozicioni e pamja kryesore e Vilës/Ndërtesës së banimit është nga jug-perëndimi, nga ku duket pjesa kryesore e ndërtesës, ku janë edhe shkallët/hyrjet, ndërsa pamja tjetër e ndërtesës, është nga lindja dhe veri-lindja(pjesa mbrapa). Mikro-zona, ku gjendet ndërtesa është përgjithësisht me Vila të rerja, të ndërtuara në mënyrë të rregullt(sistemuar), mikro-zonë e qetë, e pastër, terren i kulluar, i sistemuar, me diell, e ajrosëshme.
Apartameti/Kati I-rë banim: me hyrje/shkallë më vehte, është mjaft i rehatshëm, i bollshëm, i pastër, i qetë, punime e materiale cilësore, me organizim /planimetri shumë funksionale, me kubaturë të lartë, i tipit 3+1, me holle të madhe, me sipërfaqe 145m2, me dritë e ajrosje natyrale të gjitha pjesët, me verand, me 2-banjo të bollshme, me pjesën e ndënjes e kuzhinë-ngrënie të bollshme e me shumë dritë, me pozicion e pamje kryesore nga jug-perëndimi/oborri. Apartament i bollshëm, me pamje relaksuese nga oborri, në mikro-zonë të qetë, e të sigurtë. Apartamenti është i kompletuar me gjithçka, me paisje e mobilje, me banjo të kompletuara e funksionale, i shtruar komplet me pllaka cilësore, ngjyrë gri e bezhë me nuanca, me dyer të brendëshme prej druri, ngjyrë kafe klasike të hapur. Me ngrohje qëndrore, si dhe me kondicionere.

Përbërja/Planimetria: Nga oborri nëpërmjet shkallëve të jashtme me vehte, ngjitesh në katin e I-rë banim, në filllim ndalohet në verandën e katij kati, nga ku kalohet nëpërmjet derës kryesore/hyrëse në hollin, (e apartamentit/katit) i bollshëm nga ku kalohet në të gjitha pjesët e tjera. Ku, në të djathtë gjendet pjesa e ndënjes me kuzhin-ngrënie, përmasa bollshme, në formë drejtkëndore, në vazhdim/djathtas gjendet 1-dhome gjumi, përmasa normale, e mobiluar. Ndërsa në të majtë të, hollit gjenden 2-dhomat e gjumit, të bollshme, të mobiluar. Përballe derës kryesore hyrëse gjenden 2-banjo-dush, të bollshme, me dritare nga veri-lindja, të komletuara me të gjitha paisjet e aksesorët, e funksionale.
Dyert e brendëshme janë prej druri, cilësore, ngjyrë klasike pak e hapur, ndërsa dritaret dhe dyert e banjove e të ballkonit janë me dur-alumin, dopio-xham, ngjyrë gri të errët.
Dyshemeja: Të gjitha pjesët janë të shtruar me pllaka, ku holli kryesor me ngjyrë gri të hapur, ndërsa pjesët e tjera ngjyrë bezhë me nuanaca.
Përdorimi mëparshëm e aktual: Apartamenti / kati I-rë banim, ka qenë i përdorur kryesisht nga të zotët, para disa muajsh ka filluar të përdoret me qera, aktualisht është nxjerrë në shitje.
Dokumentacioni: Apartamenti është me Çertifikat Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi i Shitjes: Apartamenti shitet me 1'000€/m2 në total 145'000€.
Adresa: Rruga "Pandeli Vangjeli", e rr."Haki Shehu" 100m nga aksi i rrugës "Elbasanit", krahu i kundërt i Lokalit "Sofra Ariut", 300m nga F.Ekonomik, 1.7 km (15-minuta në këmbë) nga Ura e Lanës Tirana.
Cel. : 0696281433 adgss
**********************************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate
Adresa:
Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433

Email: adgeneralservicesstudio@gmail.com
adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Location information
address
Rruga "Pandeli Vangjeli", e rr."Haki Shehu"Tirane., Tirane, Shqiperi
Back
Top