

SHITET REZIDENCË ULTRA-LUKSOZE NË LAKE VIEW RESIDENCE


Lake View Residence, Tiranë
Një pronë e rrallë në tregun imobiliar shqiptar, e konceptuar për klientët që kërkojnë ekskluzivitet, privatësi dhe standardin më të lartë të jetesës bashkëkohore. Kjo rezidencë unike kombinon arkitekturën moderne, teknologjinë inteligjente dhe markat më prestigjioze ndërkombëtare, duke ofruar një eksperiencë jetese të krahasueshme me rezidencat elitare europiane.

Tipologjia: 3+1+2 + Lavanderi

Sipërfaqe Bruto: 266.74 m²

Verandë Panoramike: 23.4 m²

4 Poste Parkimi

E MOBILUAR DHE E ARREDUAR ME STANDARDET MË TË LARTA NDËRKOMBËTARE

Kuzhinë ekskluzive POLIFORM, e pajisur plotësisht me elektro-shtëpiake premium GAGGENAU, të përzgjedhura për performancë dhe dizajn maksimal.

Teknologji SMART HOME e gjeneratës së fundit me vlerë rreth 150,000€, që mundëson kontrollin inteligjent të ndriçimit, klimës, grilave, sigurisë dhe sistemeve të rezidencës përmes telefonit ose paneleve të dedikuara.

Sistem automatik grilash LUTRON ELECTRONICS (USA), me skenarë të personalizuar dhe automatizim sipas dritës natyrale.

Sistem Samsung Multi Split me 6 njësi të pavarura

Boiler Samsung 300L

Sistem profesional filtrimi EcoSoft për të gjithë rezidencën

HOME CINEMA PRIVATE

Sistem audio profesional 5.1

Autoparlantë të integruar në ambient

Televizorë premium me mekanizëm automatik të integruar në tavan

Dyer të brendshme premium RIMADESIO & PIU, të realizuara me porosi, me strukturë alumini dhe xham të klasit të parë.

SIGURI DHE KOMODITET MAKSIMAL

Karton-gips Diamant me rezistencë ndaj zjarrit deri në 3 orë

Izolim akustik superior

Sistem monitorimi me kamera në rezidencë dhe garazh

Derë e blinduar me kontroll Wi-Fi

DETAJE EKSKLUZIVE DHE FINITURA PREMIUM

Vepra arti origjinale

Punime artizanale të personalizuara në dru dhe elemente dekorative

Veshje murale premium

Dysheme dhe ambiente sanitare PORCELANOSA

Kabina dushi premium

Garderoba të personalizuara

Pajisje sanitare inteligjente dhe komandime Touch

Çdo element i kësaj rezidence është përzgjedhur me kujdes për të krijuar një ambient unik, elegant dhe funksional, ku teknologjia, dizajni dhe komoditeti bashkohen në mënyrë perfekte.

Një nga rezidencat më ekskluzive dhe më të kompletuara në Lake View Residence, e dedikuar për ata që kërkojnë më të mirën.

Çmimi: Sipas kërkesës

Për informacione të detajuara dhe organizimin e një vizite private, na kontaktoni. (07-09)
Cel. : 0688044410