• Tirane, shitet apartament 2+1+Aneks+Ballkon Kati 0, 71 m² 289.000 € (Gjiri i Lalzit)

Tirane
Location Rruga + Nr.
Gjiri i Lalzit
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
71 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 0
Cmimi Euro
289000
Shitet apartament 2+1+verandë+oborr tek Gjiri i Lalzit - Kompleksi "Lura"

Kompleksi "Lura" përfaqëson një zhvillim rezidencial modern dhe të integruar, i konceptuar për të kombinuar standardet bashkëkohore të jetesës me qetësinë natyrore të bregdetit shqiptar. I pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara turistike dhe rezidenciale në Durrës, ky kompleks ofron një ekuilibër optimal midis privatësisë, aksesit dhe komoditetit.

Arkitektura karakterizohet nga linja të pastra, volumetri funksionale dhe përdorimi i materialeve cilësore, duke garantuar eficiencë energjetike dhe estetikë bashkëkohore. Njësitë rezidenciale – vila dhe apartamente – janë projektuar për të maksimizuar ndriçimin natyror dhe hapësirat e gjelbra përreth, duke krijuar një ambient të qetë dhe relaksues.

Kompleksi ofron infrastrukturë të mirëorganizuar, me rrugë të brendshme, siguri të kontrolluar, hapësira rekreative dhe akses të lehtë në plazh. Afërsia me Tiranën dhe Aeroportit TIRNA INTERNATIONAL AEROPORT (TIA)e bën atë një zgjedhje strategjike si për banim të përhershëm ashtu edhe për investim turistik.

Kombinim i balancuar i dizajnit modern, funksionalitetit dhe një lokacioni premium!

Apartamenti është i organizuar nga një planimetri e rregullt: zonë hyrëse, ambjent gatimi dhe ngrënie, sallon i bollshëm me divane komod, akses ne verante të mbuluar, dhe oborr privat të rrethuar dhe të mbjellur me gjelbërim, dhomë gjumi matrimoniale, dhomë gjumi fëmijësh dhe një tualet.

- Me certifikatë pronësie.
- I përshtatshëm per blerës me kredi.
- Sip. totale: 72 m2 (9 m2 janë sipërfaqe verande), Sip. oborri: 266 m2

Bëhuni gati të kaloni pushimet në apartamentin tuaj të ri pranë detit, qetësisë dhe ajrit të pastër.

Cel. : 0694370227
 


WhatsApp
Location information
address
Gjiri i Lalzit, Tirane, Shqiperi
Back
Top