• Tirane, shitet ambjent biznesi Kati 1, 90 m² 40.000 € (Stadiumi Dinamo)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Location Rruga + Nr.
Stadiumi Dinamo
Tipi
ambjent biznesi
Siperfaqja m²
90 m²
Kati
Kati 1
Cmimi Euro
40000
Ofrohet për shitje një biznes estetike i kompletuar dhe në gjendje pune, i pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara dhe më të favorshme të Tiranës, vetëm pak hapa larg Stadiumit Dinamo. Lokacioni i tij strategjik i ofron çdo investitori mundësinë për të përfituar nga një rrjedhë e vazhdueshme klientësh dhe një treg i konsoliduar në fushën e bukurisë dhe kujdesit personal.

Detajet kryesore:
• Sipërfaqe: 90 m², të organizuar me shumë kujdes për çdo shërbim estetik.
• Gjendja e biznesit: Totalisht i investuar deri në detaj, me pajisje dhe arredim modern, gati për të vijuar aktivitetin pa nevojë për investime shtesë.
• Funksionaliteti: Ambientet janë të ndara dhe të dedikuara për secilin shërbim, duke krijuar komoditet si për klientët ashtu edhe për stafin.

Ambientet që ofron:
• Manikyr & Pedikyr – me stacione të posaçme pune dhe pajisje profesionale.
• Qerpikë – një ambient i veçuar për aplikim të qerpikëve me teknika të ndryshme.
• Trajtime fytyre & masazh – hapësirë e qetë dhe relaksuese për kujdesin estetik dhe mirëqenien.
• Depilim – ambient i dedikuar dhe privat për depilim me standarde higjienike.
• Prerje, krehje & stilime flokësh – një hapësirë moderne me pajisje të reja për kujdesin e flokëve.
• Make Up – ambient i ndarë për grim profesional, i përshtatshëm si për përdorim të përditshëm ashtu edhe për raste speciale.

Avantazhet e biznesit:
• Investim i ri dhe i realizuar me materiale cilësore.
• Ambient i mirë-organizuar dhe funksional.
• Klientelë ekzistuese dhe mundësi për zgjerim të mëtejshëm.
• Lokacion tepër i kërkuar pranë qendrës së Tiranës.

Ky biznes është një mundësi e artë për ata që duan të investojnë në fushën e bukurisë, pa humbur kohë dhe para në organizim apo arredim. Çdo gjë është gati për të vazhduar punën nga dita e parë

Cel. : 0684031303
 


Contact WhatsApp
Location information
address
Stadiumi Dinamo, Tirane, Shqiperi
Back
Top