• Tirane, shes Vile 3 Katshe Kati 3, 517 m²

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Fresku | Linze
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
517 m²
Nr dhoma
5+1
Kati
Kati 3
Cmimi Euro
1

SHITET VILË ELITARE NË LINZË – DAJT!​


SHITET VILË ELITARE NË LINZË – DAJT

Pamje mahnitëse mbi Tiranë dhe malin e Dajtit

Në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Linzë – Dajt, ofrohet për shitje kjo vilë unike që ndërthur në mënyrë të përkryer klasiken me modernen. Me pamje të mrekullueshme nga qyteti dhe natyra përreth, vila ofron qetësinë dhe elegancën e jetesës pranë malit, vetëm 7 minuta nga qyteti i Tiranës dhe 5 minuta nga Unaza e Madhe.

E ndërtuar me gurë natyralë nga Gjirokastra, Berati dhe Kruja, dhe e mobiluar me produkte premium të importuara nga Amerika, kjo pronë është krijuar me pasion, për ata që vlerësojnë detajin, cilësinë dhe shijen e veçantë.

Karakteristikat kryesore:

Sipërfaqe totale trualli: 1,500 m²

Sipërfaqe ndërtimi: 420 m²

Konstruksion dhe arredim i nivelit të lartë

Pamje panoramike nga Tirana dhe mali i Dajtit

Pozicion strategjik, shumë pranë rrugës kryesore

Organizimi i vilës:

Kati 1:

Hyrje në sallon shpërndarës

Kuzhinë e stilit amerikan, e punuar me detaj dhe pajisje premium

Zonë ngrënieje ceremoniale

Sallon i gjerë me arredim elegant dhe oxhak natyral

Tualet i kompletuar me cilësi të lartë

Verandë e bollshme, ideale për mëngjesin apo kafenë e pasdites

Kati 2:

Sallon open space

Holl pritjeje me minibar dhe kantinë vere

Dhomë pritjeje për miq, me garderobë dhe tualet en suite

Dhomë fëmijësh me garderobë

Dhoma martesore me mobilim klasik, garderobë, tualet en suite dhe verandë me pamje fantastike

Kati 3:

Holl shpërndarës

Kantinë pijesh

Dhomë dopio me pamje panoramike

Suitë me jacuzzi private dhe dritare përballë krevatit që ofron pamjen më të bukur të gjithë vilës

Verandë me pamje mahnitëse nga qyteti dhe mali

Pse ta zgjedhësh këtë pronë:

Kjo vilë është ndërtuar me pasion, jo për tregti. Çdo detaj është menduar për rehati, shije dhe cilësi. Është pronë për njerëzit që kërkojnë diçka të rrallë – një shtëpi që kombinon luksin, qetësinë dhe natyrën.

Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.

Eja për një vizitë dhe zbulo nga afër këtë vilë të jashtëzakonshme!
partners125207

Cel. : 0688099922
 


Contact WhatsApp
Location information
address
3 Fresku | Linze, Tirane, Shqiperi
Back
Top