Shitet penthouse 3+1+2 me verandë – Tulipan Residence, TEG

I pozicionuar në Tulipan Residence, pranë TEG, ky penthouse ofron privatësi, hapësira të bollshme dhe standard të lartë ndërtimi në një nga rezidencat më të kërkuara për banim premium në Tiranë. Prona ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit dhe parashikohet të jetë gati për banim në muajin Qershor.

Organizimi është konceptuar për komoditet maksimal, me ambient ndenjeje të gjerë dhe dalje direkte në verandën panoramike prej 89.1 m², ideale për relaks apo organizime private. Ndriçimi natyral dhe planimetria funksionale e bëjnë këtë pronë një zgjedhje të përshtatshme si për jetesë familjare ashtu edhe për investim afatgjatë.

3 dhoma gjumi

Sallon i bollshëm

2 tualete

Verandë e madhe panoramike

3 poste parkimi në katin -1 të përfshira në çmim
Të dhëna kryesore:
Sipërfaqe totale: 273 m²
Sipërfaqe verandë: 89.1 m²
Kati: 3
Tipologjia: 3+1+2

Një pronë ekskluzive në një rezidencë me standard të lartë ndërtimi, që kombinon hapësirën, privatësinë dhe një lokacion premium pranë TEG.
Çmimi: 1,100,000 €

Për një vizitë në pronë më kontakto
Cel. : +355696261162