• Tirane, shes apartament+verande | Penthouse 3+1+Aneks+Ballkon Kati 6, 300 m²

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
apartament+verande | Penthouse
Siperfaqja m²
300 m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati 6
Cmimi Euro
1

Apartament Unik 300 m² me Verande Kompleksi Delijorgji!​


Në një nga kompleksët më të kërkuar dhe më të mirëorganizuar të Tiranës, Delijorgji Residence, ofrohet për shitje një apartament ekskluziv me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme 300 m², prej të cilave 194 m² neto dhe 106 m² veranda të mbyllura, të konceptuara si hapësira funksionale për jetesë gjatë gjithë vitit.

Ambientet karakterizohen nga lartësia 3 metra, duke krijuar ndjesinë e një hapësire të gjerë dhe luksoze. Rifiniturat janë të një niveli të lartë, me parket lisi italian të kombinuar me mozaik guri të punuar me dorë, elemente që i japin apartamentit një identitet të rrallë.
Në sallonin qendror gjendet një oxhak funksional, që shton komoditet dhe atmosferë unike.

Dritaret janë prej druri natyral, me grila elektrike dhe instalime elektrike italiane me linjë 3-fazore, duke garantuar cilësi të lartë dhe siguri maksimale. Apartamenti ofron gjithashtu sistem audio të integruar në të gjithë hapësirën.

Organizimi i brendshëm përfshin:
3 sallone ndenjieje
3 dhoma gjumi
3 tualete
1 depo
1 lavanteri
2 kuzhina – një e brendshme dhe një e jashtme në verandë

Ambient ndenjieje i jashtëm , i shfrytëzueshëm gjatë gjithë vitit


Për ngrohje dhe ftohje janë instaluar dy sisteme: një qendror dhe një individual, duke siguruar komfort sipas preferencës.

Dyert janë të gjitha prej druri masiv dhe ndërtesa ka cilësi të certifikuar ndërtimi, e njohur për standardet e larta të kompleksit Delijorgji.

Ky apartament përfaqëson një nga pronat më të rralla në treg – një kombinim perfekt i hapësirës, cilësisë dhe stilit të veçantë të jetesës.IRG127408

Cel. : 0688099922
 


Contact WhatsApp
Location information
address
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji, Tirane, Shqiperi
Back
Top