• Tirane, shes apartament 3+1 Kati 5, 106 m² 205.000 € (Shkolla e Kuqe)

Tirane
Location Rruga + Nr.
Shkolla e Kuqe
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
106 m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati 5
Cmimi Euro
205000
Apartamenti ndodhet në katin e pestë banim dhe të fundit të një pallati ekzistues me tulla. Ka një lartësi prej 2.95 m dhe është i investuar me kujdes në detaje, si në hapësirat e brendshme të banimit, ashtu edhe në pjesën e soletës, duke përdorur materiale ndërtimi cilësore dhe bashkëkohore. Kjo bën të mundur evitimin e çdo problemi të mundshëm që lidhet me kushtet atmosferike, sipas stinëve të vitit.

Organizimi dhe orientimi i apartamentit janë shumë të mirë. Në hyrje ndodhet një korridor i gjatë që shpërndan në të gjitha ambientet e banimit. Të gjitha dhomat e gjumit kanë dalje në ballkon, çka mundëson ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës, falë edhe orientimit Jug-Perëndim.

Zona ku ndodhet apartamenti është brenda Unazës së Vogël të qytetit, dhe ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.

Apartamenti është një mundësi shumë e mirë, si për banim ashtu edhe për investim, pasi planimetria e tij mundëson ndarjen në dy apartamente 1+1, të cilat mund të jepen lehtësisht me qira, duke marrë parasysh kërkesën e lartë në këtë zonë.

ID e Pronës: Metropol118730
Ka hipoteke: Po

Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe shitet pjesërisht i mobiluar.
Për më shumë informacion dhe për një vizitë në pronë, mund të më kontaktoni në numrin e telefonit.
 


Contact WhatsApp
Location information
address
Shkolla e Kuqe, Tirane, Shqiperi
Back
Top