• Tirane, ofrojme trajnime “Marrëveshjet e tregtisë së lirë“

Tirane
Trajnim
“Marrëveshjet e tregtisë së lire“

22-23 Qershor 2016, ora: 17:00- 20:00

  1. Hyrje
Ky trajnim ka per qellim njohjen nga ana e sieprmarrjes shqiptare të marrëveshjeve të tregtisë së lirë qe qeveritë shqiptare kanë nenshkruar, duke krijuar kështu lehtesira për biznesin shqiptar, që importon dhe eksporton në rajon apo në Evropë. Trajnimi organizohet ne kuader te projektit EEN-Albania.

Kush mund të përfitojë?
Menaxherët që punojnë ne kompani shqiptare si dhe të huaja, apo ato që kanë përfaqësi në Shqipëri, të cilët kanë nevojë të njohin këto marrëveshje më në detaje, sidomos ato që merren me import eksport.
Juristet e kompanive të cilët mbajnë lidhje me institucionet shteterore, si doganat, tatimet.
Ekonomistët, dhe ekspertët kontabël të kompanive të ndryshme.


  1. Objektivi
Objektivat mësimore të këtij kursi konsistojne ne marrjen e njohurive te sakta mbi përmbajtjen e këtyre marrëveshjeve dhe sa ato realisht krijojnë lehtësira në import eksportet e tyre në lidhje me vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe më gjerë.


  1. Niveli i kërkuar
Kandidatët duhet te jene juristë, ekonomistë, ose kontabilistë.


  1. Zhvillimi i kursit.
Pjesëmarrja është e limituar.
Kursi do të jetë shumë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të dëgjojnë, por edhe do të praktikojnë ato që kanë mësuar, në grupe dhe përpara grupit. Atyre do t’u kërkohet që të marrin pjesë dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.
Meqenëse ky kurs është i hartuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të njohin si zbatohen në praktikë, ata do të kenë mundësi të angazhohen në raste konkrete, të cilat do të reflektojnë situata reale të biznesit.

`LEKTORE:

Lektore për këtë Trajnim do të jetë Znj. Albana Laknori, kandidate për doktore e shkencave juridike.
Aktualisht është Drejtore e Departamentit të Pronësisë Intelektuale/CEFTES & SME, pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ajo ka një eksperiencë shumë vjecare me marreveshjet e tregtisë së lirë që Shqipëria ka nënshkruar me vendet e rajonit, si dhe me shtetet e EU, për lehtësimin e barrierave doganore për biznesin shqiptar. Gjithashtu ajo përfaqëson Dhomën e Tregtisë prej katër vitesh në CEFTA (Marrëveshja e tregtisë së lirë me Ballkanin nga Komisioni Evropian) si dhe përfaqeson DHTIT në Komisionin Evropian, Bruksel, Belgjikë.

PROGRAMI

Dita 1 17:00 – 20:00
17.00 – 17.10 Regjistrimi
17.00 – 17.55 Prezantime: Hyrje në Marreveshja e EFTES
17.55 – 18.30 Prezantime: Marrëveshja me Turqinë
19.00 – 19.30 Prezantime: Marrëveshja me Italinë
19.30 – 20.00 Shembuj praktikë, Import dhe Eksport me vendet e Ballkanit
20.00 Mbyllja


Dita 2 17:00 – 20:00

17:00 – 17.55 Marrëveshja e CEFTES 2006
17.55 – 19.00 CEFTA dhe Dhomat e Tregtisë së rajonit
19.00 – 20.00 Raste praktike të përjashtimit nga taksat doganore, pyetje
20.30 Mbyllja


STRUKTURA E TRAJNIMIT

  • Kohëzgjatja: 22-23 Qershor 2016- Ora 17:00 – 20:00
  • Tarifa e pjesëmarrjes: 50 Euro, ku janë të përshira materialet e kursit, dhe çertifikata në fund të tij.
  • Afati i fundit i pagesës: 21 Qershor 2016
  • Modalitetet e pagesës: Tarifa e pjesëmarrjes paguhet përpara fillimit të kursit dhe nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të tij. Pagesa duhet bërë pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Deparatamenti i Projekteve dhe Trajnimeve brenda datës 21.06.2016
  • Vendi: Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës Nr. 6. Tiranë.
  • Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga DHTIT.

KONTAKT
Për të marrë formularin e aplikimit, si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

************************************
Ornela Sulce
Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 45 800 934
Cel: + 355 695542443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top