• Tirane, ofrojme kurse Web Design | IT-Programim Advanced Back-end development me PHP dhe MySQL - në klasë ose online

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Ekspozita | Gjykata
Tipi
  1. Web Design
  2. IT-Programim
Përfitoni aftësi të avancuara në back-end! Ndërtoni aplikacione web të sigurta, të shkallëzueshme dhe me performancë të lartë!

Çoni aftësitë tuaja të zhvillimit back-end në një nivel tjetër duke zotëruar PHP, MySQL, praktikat më të mira të sigurisë dhe optimizimin e performancës. Ky kurs do t’ju mësojë si të ndërtoni aplikacione web dinamike, të sigurta dhe të shkallëzueshme nga e para.

Do të mësoni si të manaxhoni autentikimin, të punoni me databaza në mënyrë efikase, të përpunoni të dhënat e përdoruesve në mënyrë të sigurt, të optimizoni performancën dhe të strukturoni një projekt të plotë back-end, duke përdorur praktikat më të mira të botës reale.
Çfarë do të mësoni:

Thellim në PHP – programim i avancuar në server
  • Ndërtoni një back-end të mirë-organizuar dhe të shkallëzueshëm.
  • Trajtoni në mënyrë të sigurt input-et e përdoruesve për të parandaluar risqet e sigurisë.
  • Zbatoni teknika të avancuara të input validation me regular expressions.
  • Transformoni të dhënat nga një format në një tjetër, në mënyrë të sigurt dhe efikase.
  • Mësoni Object Oriented Programming (OOP) dhe encapsulation.
  • Shkruani klasa dhe funksione të ripërdorshme, për mirëmbajtje më të lehtë të kodit.
  • Gjeneroni në mënyrë dinamike raporte PDF, fatura dhe eksporte CSV.
  • Automatizoni veprime të ripërsëritshme duke përdorur cron jobs.
  • Zhvilloni një sistem të plotë autentikimi me regjistrim, login, logout, etj.
  • Krijoni një panel administrimi të projektit.
  • Krijoni faqosje për të ndarë dhe shfaqur një sasi të madhe rezultatesh, në disa faqe.
  • Ngarkoni dhe manaxhoni skedarët në mënyrë të sigurt, në filesystem dhe databazë.
  • Trajtoni errors dhe exceptions në mënyrë profesionale për të rritur qendrueshmërinë e sistemit.
  • Zbatoni teknika mbrojtjeje ndaj sulmeve kibernetike.

Thellim në MySQL – organizim i databazës dhe optimizim i performancës së saj
  • Mësoni SQL joins dhe marrëdhëniet mes tabelave për të lidhur të dhënat në mënyrë efikase.
  • Përdorni prepared statements për të përmirësuar performancën dhe parandaluar sulmet SQL injection.
  • Përdorni transaksione për të ruajtur integritetin e të dhënave dhe për të mbrojtur kundër gabimeve.
  • Krijoni indexes për përmirësimin e performancës së kërkimeve në databazë.
  • Krijoni motor kërkimi full-text në MySQL, pa përdorur shërbime të jashtme.
  • Përdorni common table expressions (CTE) për thjeshtimin e query-ve tuaja.
  • Mësoni si të bëni saktë import/eksport databaza të mëdha.

Konfigurimi i Apache web server – konfigurimi i serverit dhe aplikacionit
  • Konfiguroni virtual hosts për të manaxhuar projekte të shumëfishta në një server.
  • Krijoni konfigurime të posaçme për projektin, nëpërmjet rregullave .htaccess.
  • Përdorni URL rewriting për të krijuar URL të thjeshta dhe miqësore, që ndihmojnë edhe në SEO.
  • Kufizoni aksesin në skedarët dhe direktoritë për të parandaluar qasjen e paautorizuar.

Pse duhet ta ndiqni këtë kurs?
  • Mësim praktik – zbatoni gjithçka përmes ushtrimeve dhe projekteve reale.
  • Optimizim i performancës – shkruani kod efikas, të sigurt dhe të shkallëzueshëm.
  • Siguri e avancuar – zbatoni autentikim të sigurt, kontroll qasjeje dhe mbrojtje kundër sulmeve.
  • Manaxhim i avancuar i databazës – punoni me SQL joins, transaksione, indekse dhe optimizime.
  • Ndërtoni aplikacione të botës reale – krijoni një projekt të plotë për portofolin tuaj.
  • Jeni të përgatitur për tregun e punës – fitoni aftësi të kërkuara nga kompanitë.
  • Merrni një certifikatë për përfundimin me sukses të kursit.
  • Mund të ndiqni internship pranë Ketri Web – aplikoni njohuritë tuaja në një ambient real pune.
  • Mund të punësoheni pranë Ketri Web – vlen vetëm për kursantët më të mirë.

Organizimi
  • Trajnimi zhvillohet online, ose në klasë.
  • Trajnimi zgjat 10 javë, në total janë 40 orë mësimi.
  • Trajnimi zhvillohet në fundjavë.
  • Orari është i diskutueshëm.
  • Grupe të vogla me nga 3 studentë.
  • Çmimi 50,000 lekë.

Regjistrohuni sot dhe bëhuni ekspert në zhvillimin back-end!

Email: info@ketriacademy.al
Cel. : +355 6740 70444
 


Contact WhatsApp
Back
Top