• Tirane, ofrojme kurse per lendet shkollore matematike gjimnaz Kurse per Provimet e Lirimit dhe Maturen Shteterore

ASHP ofron kurse për Provimet e Lirimit dhe Maturën Shtetërore 2015 - 2016


Tani është koha që nxënësit dhe maturantët të nisin përgatitjet për të arritur rezultatet e dëshiruara në Provimet e Lirimit dhe në Maturën Shtetërore. Agjencia Shqiptare e Punësimit (ASHP) e licencuar për të ushtruar aktivitetin e saj edhe në këtë fushë, ofron kurse për klasat e 9-a dhe për maturantët, në disa lëndë: Matematikë; Letërsi; Fizikë; Kimi; Biologji; Anglisht, Italisht, etj.

Për herë të parë, ASHP ofron edhe një kurs të specializuar Këshillimi për Maturën Shtetërore. Ekspertët tanë do t’iu vijnë në ndihmë maturantëve dhe prindërve të tyre që të kenë njohuritë e duhura për rregullat e provimeve, plotësimin e formularëve dhe arritjen e rezultateve maksimale.

Profesorët të njohur të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Tiranë, personalitete në fushën e arsimit kanë përgatitur modulet e trajnimit që brenda një kohe të shkurtër të rimerren të gjitha njohurit dhe të garantojnë suksese në provimet e fundvitit shkollor.

Kurset zhvillohen në mjediset moderne me internet, kompjutera, etj., të ASHP-së, çdo ditë (E hënë - E Diel) nga ora 15:00 - 20:00.
 


Contact WhatsApp
Back
Top