• Tirane, ofroj vend pune

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
AlbStar është një kompani e mirëpozicionuar në tregun e ndërtimit, me një portofol të gjerë projektesh të realizuara me standarde të larta cilësie dhe profesionalizmi. Aktualisht, jemi në kërkim të arkitektëve me përvojë në zyrë dhe kantier, që të bëhen pjesë e një ekipi serioz dhe në rritje.
Profili që kërkojmë:
  • Eksperiencë e dëshmuar në procesin e projektimit dhe zbatimit në terren
  • Aftësi për të bashkëpunuar ngushtë me inxhinierë, drejtues teknikë dhe palë të treta
  • Njohuri të mira në menaxhimin e dokumentacionit teknik dhe lejeve
  • Orientim ndaj cilësisë, afateve dhe zgjidhjeve praktike
Çfarë ofrojmë:
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi për të punuar në projekte të rëndësishme dhe me ndikim
  • Stabilitet dhe perspektivë zhvillimi në një kompani të konsoliduar
  • Përfshirje në çdo fazë të projektit: nga koncepti deri në dorëzim
Të interesuarit mund të nisin CV-të e tyre në adresën hr@albstar.al
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top